By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Haxhiu nga Kazerma “Adem Jashari”: Synojmë anëtarësimin e Kosovës në NATO
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > Haxhiu nga Kazerma “Adem Jashari”: Synojmë anëtarësimin e Kosovës në NATO
Kosovë

Haxhiu nga Kazerma “Adem Jashari”: Synojmë anëtarësimin e Kosovës në NATO

admin
Last updated: 28/11/2026 15:05
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 27 nëntor, Argument – Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka thënë se është krenari të shihet fuqizimi i vazhdueshëm i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), veçanërisht përmes pajisjes me armatim të ri, raporton Ekonomia Online.

Në aktivitetet për shënimin e Ditës së Forcës, Haxhiu ka kujtuar pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke thënë se uniforma e ushtarëve të sotëm ua kujton ata që shërbyen me devotshmëri për lirinë e vendit.

“Është krenari për sa kohë pamë që ushtria jonë në vazhdimësi po fuqizohet me armatim. Por kur shohim vajzat dhe djemtë, të ushtrisë tonë, teksa mbajnë të veshur uniformën e Forcave  të sigurisë sw Kosovws, natyrisht që na shkon mendja tek ata që shërbyen me devotshmëri në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, ata që u bashkuan radhëve të Ushtrisë Clirimtare të Kosovës. Që, fatkeqësisht, sot nuk mund ta shohin se sa e fortë është ushtria jonë, pra sa e fortë është ushtria e Republikës së Kosovës. Ishte krenari po ashtu që të shohim fëmijët teksa me ëndje, me dashuri, me respekt i shihnin ushtarët tanë, sigurisht që ndoshta shumë prej tyre në të ardhmen do të shërbejnë në ushtrinë e Republikës së Kosovës”, tha ajo.

Ajo ka theksuar se institucionet do të vazhdojnë angazhimin për fuqizimin e ushtrisë, me synimin që Kosova në të ardhmen të bëhet pjesë e NATO-s.

“Si institucionet e Republikës së Kosovës, për sigurinë e fëmijëve, për sigurinë e qytetarëve të Kosovës, për brezat që po vijnë, do të vazhdojmë angazhimin që ta forcojmë ushtrinë tonë, e që Republika e Kosovës të jetë edhe anëtare e NATO-s, pikërisht krah aleatëve, partnerëve që bashkërisht me ne e kanë zhvilluar historinë e Republikës së Kosovës. Nderim dhe respekt të gjithë atyre që dhanë jetën, që sot ne jemi shtet i pavarur e të jemi të lirë, e po ashtu më lejoni që të uroj Ditën e Forcës, pra 27 nëntorin, por edhe 28 nëntorin, Ditën e Pavarësisë, Ditën e Flamurit”, tha ajo.

Haxhiu i bëri këto komente në kuadër të aktiviteteve të organizuara për shënimin e Ditës së Forcës së Kosovës.

You Might Also Like

Konjufca me mesazh për 28 Nëntorin: Le të na bashkojë gjithnjë flamuri kuqezi

28 Nëntori, bashkëshortja dhe djali vizitojnë Rexhep Selimin në Hagë

Qytetari ia thotë në sy Përparim Ramës: “Krejt shqiptaria po feston, ti po provokon”

Festa në Kosovë fillon me homazhe dhe aktivitete në nderim të familjes Jashari dhe atyre që dhanë jetën për lirinë e Kosovës

28 Nëntori vë në pah sfidat e bashkëpunimit Kosovë–Shqipëri, a po mungon koordinimi për çështjet kombëtare?

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Ekonomia në recesion, PBB-ja tkurret për të tretin tremujor radhazi
Next Article Ministrat theksojnë rëndësinë e prodhimit vendor në hapjen e Javës së Biznesit Kosovar 2026

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?