By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Demo takon drejtoreshën e EUDA-s, synohet forcimi i sistemit të paralajmërimit të hershëm për drogat e reja
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Demo takon drejtoreshën e EUDA-s, synohet forcimi i sistemit të paralajmërimit të hershëm për drogat e reja
Shqipëri

Demo takon drejtoreshën e EUDA-s, synohet forcimi i sistemit të paralajmërimit të hershëm për drogat e reja

admin
Last updated: 28/11/2026 15:06
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 27 nëntor, Argument – Identifikimi në kohë i rreziqeve nga substancat e reja psikoaktive dhe forcimi i kapaciteteve për luftën kundër trafikimit të drogës ishin në qendër të takimit të ministrit të Punëve të Brendshme, Ervin Demo, me Drejtoreshën Ekzekutive të Agjencisë së Bashkimit Europian për Drogat (EUDA), Dr. Lorraine Nolan.

Gjatë takimit u diskutuan mundësitë e bashkëpunimit dhe të asistencës teknike, me synim që ekspertiza europiane të ndihmojë institucionet shqiptare të identifikojnë më shpejt kërcënimet e reja dhe të orientohen më mirë në veprimet kundër tregut të paligjshëm të drogës.

Një nga përparësitë e Ministrisë së Punëve të Brendshme është forcimi i Sistemit Kombëtar të Paralajmërimit të Hershëm. Mbështetja e EUDA-s mund të përmirësojë procedurat për identifikimin, vlerësimin dhe njoftimin në kohë të rreziqeve që lidhen me substancat e reja psikoaktive.

Gjatë viteve 2025–2026, sistemi kombëtar ka përpunuar rreth 120 njoftime të EUDA-s dhe ka kontribuar në identifikimin, për herë të parë në Shqipëri, të tri substancave të reja psikoaktive.

Forcimi i këtij mekanizmi synon t’u mundësojë strukturave përgjegjëse të reagojnë më herët ndaj rreziqeve që këto substanca paraqesin për qytetarët. Në takim u trajtua edhe shkëmbimi i analizave mbi tregjet europiane të drogës dhe prirjet e trafikimit.

Kjo ekspertizë do të ndihmojë Ministrinë dhe Policinë e Shtetit të përcaktojnë më mirë përparësitë dhe masat për reduktimin e ofertës së drogës.

Pjesë e diskutimeve ishin gjithashtu trajnimet dhe përdorimi i metodologjive të EUDA-s për përmirësimin e cilësisë dhe krahasueshmërisë së të dhënave kombëtare, në koordinim me Observatorin Kombëtar të Drogave.

Këto fusha bashkëpunimi lidhen edhe me angazhimet e Shqipërisë në kuadër të Kapitullit 24, “Drejtësia, liria dhe siguria”, dhe të Agjendës Kombëtare të Reformave.

Në takim morën pjesë edhe Cécile Martel, Drejtuese e Sektorit të Bashkëpunimit Ndërkombëtar të EUDA-s, dhe Robert Lagemann, ekspert i jashtëm i deleguar nga Ministria Federale e Brendshme e Gjermanisë.

You Might Also Like

Tensione në protestë, një protestues përfundon në spital

NATO uron Shqipërinë për Ditën e Pavarësisë: Festojmë së bashku me aleatin tonë

Begaj uron ditën e Pavarësisë: Le ta bëjmë këtë moment historik një mundësi për më shumë zhvillim

Zhvillohet ceremonia solemne e ngritjes së Flamurit Kombëtar në 114-vjetorin e Pavarësisë

Veliaj uron 28 dhe 29 Nëntorin nga qelia: Liria nuk na është falur, është fituar me gjak

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article ESHS: Më pak lindje e më shumë vdekje në Maqedoni, rritet lehtë numri i martesave
Next Article Ali Ahmeti viziton Odën Kërçovare në Zvicër: Një vatër ku kultivohen gjuha dhe traditat shqiptare

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?