By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Mediat ndërkombëtare i drejtohen SPAK me pyetje për Sazanin dhe Zvërnecin, zbardhen përgjigjet e Prokurorisë së Posaçme
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Mediat ndërkombëtare i drejtohen SPAK me pyetje për Sazanin dhe Zvërnecin, zbardhen përgjigjet e Prokurorisë së Posaçme
Shqipëri

Mediat ndërkombëtare i drejtohen SPAK me pyetje për Sazanin dhe Zvërnecin, zbardhen përgjigjet e Prokurorisë së Posaçme

admin
Last updated: 28/11/2026 15:06
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 27 nëntor, Zhurnal.mk – The Atlantic, Le Monde, Channel 5 News dhe Le Figaro kanë kërkuar informacion dhe intervista nga SPAK lidhur me hetimet për transaksionet e pronave në Zvërnec dhe projektet luksoze në Sazan. Prokuroria e Posaçme u është përgjigjur kërkesave, bën me dije gazetarja e Top Channel Anila Hoxha, duke argumentuar se hetimet janë në fazën paraprake dhe se veprimet hetimore përbëjnë sekret hetimor.

Në kërkesën drejtuar SPAK, revista The Atlantic bën me dije se po përgatit një artikull që prek zhvillimet e planifikuara luksoze në Zvërnec dhe në ishullin e Sazanit. Gazetari ka kërkuar mundësinë për të zhvilluar një intervistë me një prokuror të SPAK, për të diskutuar mbi punën e institucionit, prioritetet e tij dhe përpjekjet për të luftuar korrupsionin në Shqipëri.

Përgjigjja e SPAK ka qenë se, për shkak të ngarkesës aktuale dhe angazhimeve institucionale, nuk ishte e mundur të organizohej një intervistë në atë moment.

Ndërkohë, gazeta Le Monde ka kërkuar një takim me një prokuror të ngarkuar me hetimin e pronave në zonën e Zvërnecit, me qëllim marrjen e informacionit mbi çështjen.

Në përgjigjen e saj, SPAK ka sqaruar se çështja ndodhet në fazën e hetimeve paraprake dhe se, bazuar në nenet 103 dhe 279 të Kodit të Procedurës Penale, veprimet hetimore dhe rezultatet e tyre përbëjnë sekret hetimor.

“Përveç informacionit që është publikuar në njoftimin për shtyp, SPAK nuk ka asgjë tjetër për të shtuar në këtë fazë”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë.

Edhe televizioni britanik Channel 5 News i është drejtuar SPAK me një kërkesë zyrtare për informacion, duke kërkuar një kopje të redaktuar të aktakuzës prej 200 faqesh dhe vendimeve për sekuestrimin e pasurive, të nxjerra në qershor 2026, në lidhje me shtetasin A.Sh. Në kërkesën e tij, televizioni argumenton se kërkon dokumente të anonimizuara ose të redaktuara, të cilat mund të bëhen publike në përputhje me ligjin shqiptar për të drejtën e informimit, duke marrë parasysh kufizimet që lidhen me sekretin hetimor.

Por edhe në këtë rast, SPAK ka refuzuar të japë informacion shtesë, duke iu referuar konfidencialitetit që shoqëron hetimet në fazën paraprake.

Një kërkesë të ngjashme ka paraqitur edhe gazeta franceze Le Figaro, e cila ka kërkuar të informohet nëse ka zhvillime të reja në hetimet për transaksionet e tokave në Zvërnec dhe nëse ndonjë informacion tjetër mund të bëhet publik. Gazeta ka kërkuar gjithashtu mundësinë e një bisede të shkurtër me një përfaqësues të SPAK, qoftë edhe jashtë regjistrimit zyrtar.

Përgjigjja e SPAK ka qenë e njëjtë, për sa kohë hetimet ndodhen në fazën paraprake, nuk mund të bëhen publike detaje të tjera për çështjen.

Në të gjitha përgjigjet për kërkesat që lidhen me hetimet, SPAK u është referuar informacioneve të bëra publike përmes një njoftimi për shtyp të datës 12 qershor 2026.

Bëhet fjalë për njoftimin me titull: “SPAK godet një rrjet të dyshuar ndërkombëtar të trafikimit të kokainës dhe pastrimit të produkteve të veprës penale; lëshohen urdhër-arreste dhe sekuestro mbi pasuri të shumta”, ku Prokuroria bëri publike operacionin dhe masat e marra ndaj personave dhe pasurive të përfshira në hetim.

You Might Also Like

Tensione në protestë, një protestues përfundon në spital

NATO uron Shqipërinë për Ditën e Pavarësisë: Festojmë së bashku me aleatin tonë

Begaj uron ditën e Pavarësisë: Le ta bëjmë këtë moment historik një mundësi për më shumë zhvillim

Zhvillohet ceremonia solemne e ngritjes së Flamurit Kombëtar në 114-vjetorin e Pavarësisë

Veliaj uron 28 dhe 29 Nëntorin nga qelia: Liria nuk na është falur, është fituar me gjak

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Sharri habit me deklaratën, pohon se menaxhmenti i sugjeroi të mos krijojë lidhje brenda shtëpisë
Next Article Presidentja kosovare – homologes sllovene: Anëtarësimi i Kosovës në NATO mbetet prioritet strategjik

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?