By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Presidentja kosovare – homologes sllovene: Anëtarësimi i Kosovës në NATO mbetet prioritet strategjik
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > Presidentja kosovare – homologes sllovene: Anëtarësimi i Kosovës në NATO mbetet prioritet strategjik
Kosovë

Presidentja kosovare – homologes sllovene: Anëtarësimi i Kosovës në NATO mbetet prioritet strategjik

admin
Last updated: 28/11/2026 15:06
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 27 nëntor, Argument – Në kuadër të takimit të liderëve të Procesit Brdo–Brijuni, që po mbahet në Ohër, Presidentja e Kosovës, Shiroka Pula, takoi homologen e saj sllovene Natasa Pirc Musar.

“Presidentja Shiroka Pula vlerësoi rëndësinë e Procesit Brdo–Brijuni, të iniciuar nga Sllovenia dhe Kroacia, në mbështetje të bashkëpunimit rajonal dhe integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian. Ajo rikujtoi se Kosova është pjesë e këtij procesi që nga viti 2013, kur u mbajt takimi i parë në Slloveni”, thuhet në njoftim të presidencës për media.

Sipas njoftimit, gjatë takimit Presidentja theksoi se orientimi euroatlantik i Kosovës mbetet i palëkundur dhe se vendi është plotësisht i përkushtuar ndaj agjendës evropiane.

“Ajo nënvizoi rëndësinë që procesi i integrimit në BE të bazohet në merita dhe të vlerësojë progresin dhe reformat e secilit vend. Presidentja theksoi se, krahas përshpejtimit të reformave dhe forcimit të bashkëpunimit rajonal, anëtarësimi i Kosovës në NATO mbetet prioritet strategjik dhe synim kryesor në fushën e sigurisë”.

Ne njoftim thuhet se Shiroka Pula shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Sllovenisë ndaj Kosovës.

“Ajo vlerësoi në veçanti mbështetjen sllovene për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe theksoi rëndësinë e vazhdimit të këtij angazhimi deri në përmbylljen e procesit. Në takim u diskutuan edhe mundësitë për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve, veçanërisht në fushën e bashkëpunimit ekonomik, si dhe rritjes së shkëmbimeve tregtare”.

You Might Also Like

Konjufca me mesazh për 28 Nëntorin: Le të na bashkojë gjithnjë flamuri kuqezi

28 Nëntori, bashkëshortja dhe djali vizitojnë Rexhep Selimin në Hagë

Qytetari ia thotë në sy Përparim Ramës: “Krejt shqiptaria po feston, ti po provokon”

Festa në Kosovë fillon me homazhe dhe aktivitete në nderim të familjes Jashari dhe atyre që dhanë jetën për lirinë e Kosovës

28 Nëntori vë në pah sfidat e bashkëpunimit Kosovë–Shqipëri, a po mungon koordinimi për çështjet kombëtare?

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Mediat ndërkombëtare i drejtohen SPAK me pyetje për Sazanin dhe Zvërnecin, zbardhen përgjigjet e Prokurorisë së Posaçme
Next Article Presidentja Shiroka Pula takohet me Presidentin e Kroacisë, Zoran Milanović

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?