By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: ​Ja 16 kushtet e Speciales për Jakup Krasniqin për vizitë bashkëshortes në gjendje të rënduar shëndetësore
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > ​Ja 16 kushtet e Speciales për Jakup Krasniqin për vizitë bashkëshortes në gjendje të rënduar shëndetësore
Kosovë

​Ja 16 kushtet e Speciales për Jakup Krasniqin për vizitë bashkëshortes në gjendje të rënduar shëndetësore

admin
Last updated: 28/11/2026 15:07
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 27 nëntor, Argument – Një njoftim i publikuar nga Gjykata Speciale në Hagë në lidhje me vizitën e Jakup Krasniqit ditë më parë në familjen e tij në Prishtinë, për shkak të bashkëshortes në gjendje të rënduar shëndetësore, nxori në pah edhe disa detaje shtesë.

Specialja bëri të ditur se Krasniqi, kishte paraqitur kërkesë që përgjatë vizitës katërditore në Prishtinë të lejohej të qëndronte vazhdimisht në shtëpinë e tij me familjen.

Zyra e Prokurorit të Specializuar e kishte kundërshtuar këtë kërkesë, duke përcaktuar gjithsej 16 kushte strikte sigurie nën të cilat do të lejohej vizita te familjarët dhe bashkëshortja e tij që është në gjendje të rënduar shëndetësore.

Kushtet e propozuara nga Prokuroria ishin:

a. KRASNIQI duhet të qëndrojë gjatë gjithë kohës në paraburgimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës (DhSK);

b. KRASNIQI duhet të mbahet në paraburgim në Kosovë, në objektet e paraburgimit të DhSK-së, gjatë gjithë kohës kur nuk është duke e realizuar vizitën;

c. KRASNIQI duhet të jetë gjatë gjithë kohës nën shoqërimin e zyrtarëve përcjellës;

d. Zyrtarët përcjellës kanë diskrecionin që të marrin çdo vendim që e konsiderojnë të nevojshëm lidhur me vizitën nën kujdestari, bazuar në sigurinë operacionale, përfshirë edhe ndërprerjen e parakohshme të vizitës;

e. KRASNIQI nuk lejohet të qëndrojë vetëm me asnjë person në asnjë moment dhe duhet të jetë vazhdimisht brenda fushëpamjes dhe dëgjueshmërisë së zyrtarëve përcjellës;

f. KRASNIQI nuk lejohet të takohet apo të ketë çfarëdo kontakti me persona të paautorizuar në lokacionin ose lokacionet e përcaktuara dhe të miratuara paraprakisht;

g. Të gjithë personat e paautorizuar duhet të largohen nga lokacioni i caktuar për vizitën gjatë gjithë kohëzgjatjes së saj;

h. KRASNIQI nuk lejohet të ketë qasje në pajisje komunikimi, laps dhe letër, apo në çfarëdo mjeti tjetër komunikimi, përveç atyre që i mundësohen nga DhSK-ja;

i. KRASNIQI nuk lejohet t’i dorëzojë apo të pranojë sende nga asnjë person;

j. KRASNIQI, anëtarët e familjes së tij, bashkëpunëtorët dhe mbrojtësi i tij duhet të përmbahen nga informimi i çfarëdo pale të tretë për vizitën, para dhe gjatë gjithë qëndrimit të tij në Kosovë;

k. Mbrojtësi duhet t’i informojë anëtarët e familjes së KRASNIQIT, me të cilët ai është i autorizuar të takohet, për detyrimin e tyre që të mos zbulojnë faktin e lirimit të përkohshëm apo ndonjë hollësi tjetër lidhur me të. Gjithashtu, nuk lejohet asnjë kontakt me mediat apo deklaratë publike lidhur me këtë çështje;

l. KRASNIQI nuk lejohet të diskutojë çështjen e tij me askënd, përveçse me mbrojtësin e tij;

m. KRASNIQI nuk lejohet të ketë asnjë kontakt, të drejtpërdrejtë apo të tërthortë, apo të ndërhyjë në çfarëdo mënyre te viktimat ose dëshmitarët, si dhe nuk lejohet të ndërhyjë në asnjë mënyrë në procedurat gjyqësore apo në administrimin e drejtësisë;

n. KRASNIQI nuk duhet të kërkojë qasje të drejtpërdrejtë në dokumente dhe as të shkatërrojë prova;

o. KRASNIQI duhet t’i përmbahet rreptësisht çdo urdhri të mëtejshëm të Trupit Gjykues që ndryshon kushtet e vizitës së tij nën kujdestari ose e ndërpret atë;

p. Çdo shkelje e këtyre kushteve nga KRASNIQI, mbrojtësi i tij apo anëtarët e familjes së tij do të rezultojë në ndërprerjen e menjëhershme të lirimit të përkohshëm. /KP/

You Might Also Like

Konjufca me mesazh për 28 Nëntorin: Le të na bashkojë gjithnjë flamuri kuqezi

28 Nëntori, bashkëshortja dhe djali vizitojnë Rexhep Selimin në Hagë

Qytetari ia thotë në sy Përparim Ramës: “Krejt shqiptaria po feston, ti po provokon”

Festa në Kosovë fillon me homazhe dhe aktivitete në nderim të familjes Jashari dhe atyre që dhanë jetën për lirinë e Kosovës

28 Nëntori vë në pah sfidat e bashkëpunimit Kosovë–Shqipëri, a po mungon koordinimi për çështjet kombëtare?

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Bardhi: Gjykata cilësoi të paligjshëm pengimin e deputetëve të opozitës në Kuvend
Next Article Ulet papunësia për 2.4% në nivel vjetor në Maqedoninë e Veriut

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?