By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Holanda mbështet reformën në drejtësi, ambasadorja Monster takim me drejtuesin e Shkollës së Magjistraturës
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Holanda mbështet reformën në drejtësi, ambasadorja Monster takim me drejtuesin e Shkollës së Magjistraturës
Shqipëri

Holanda mbështet reformën në drejtësi, ambasadorja Monster takim me drejtuesin e Shkollës së Magjistraturës

admin
Last updated: 28/11/2026 15:08
By admin 1 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 27 nëntor, Argument – Holanda riafirmoi angazhimin për të mbështetur reformat në fushën e sundimit të ligjit në Shqipëri dhe forcimin e një sistemi drejtësie të drejtë, efektiv dhe llogaridhënës.

Ambasadorja e Holandës në Shqipëri, Marleen Monster, zhvilloi një takim me drejtorin e Shkollës së Magjistraturës, Arben Rakipi, ku rikonfirmoi mbështetjen afatgjatë të vendit të saj për këtë institucion përmes projekteve MATRA dhe bashkëpunimit me Qendrën Holandeze të Trajnimit dhe Studimeve për Gjyqësorin (SSR).

Në kuadër të angazhimit për zhvillimin profesional të aktorëve të sistemit të drejtësisë, ambasadorja Monster mori pjesë gjithashtu në hapjen e një trajnimi për gjyqtarë dhe prokurorë shqiptarë, të organizuar nga Qendra Holandeze për Bashkëpunimin Ligjor Ndërkombëtar (CILC).

Trajnimi fokusohet në bashkëpunimin ndërkombëtar në çështjet penale, duke synuar forcimin e njohurive dhe aftësive profesionale të pjesëmarrësve në këtë fushë.

Në njoftimin e Ambasadës së Holandës theksohet se një gjyqësor i fortë dhe i pavarur përbën themelin e sundimit të ligjit.

“Holanda do të vijojë të mbështesë sektorin e sundimit të ligjit në Shqipëri përmes partneritetit, shkëmbimit të njohurive dhe zhvillimit profesional”, thuhet në njoftim.

You Might Also Like

Tensione në protestë, një protestues përfundon në spital

NATO uron Shqipërinë për Ditën e Pavarësisë: Festojmë së bashku me aleatin tonë

Begaj uron ditën e Pavarësisë: Le ta bëjmë këtë moment historik një mundësi për më shumë zhvillim

Zhvillohet ceremonia solemne e ngritjes së Flamurit Kombëtar në 114-vjetorin e Pavarësisë

Veliaj uron 28 dhe 29 Nëntorin nga qelia: Liria nuk na është falur, është fituar me gjak

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Blini veturën për 60 mijë euro, por pas tre vjetësh vlen më pak – këto janë modelet që humbin më së shumti në vlerë
Next Article Turizmi në Durrës, Komisioni për Kulturën zhvillon konsultime me pedagogë dhe operatorë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?