By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Samiti i Tiranës, Kurti: Serbia po bllokon interkoneksionin elektrik Kosovë–Serbi, BE-ja të ndërhyjë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > Samiti i Tiranës, Kurti: Serbia po bllokon interkoneksionin elektrik Kosovë–Serbi, BE-ja të ndërhyjë
Kosovë

Samiti i Tiranës, Kurti: Serbia po bllokon interkoneksionin elektrik Kosovë–Serbi, BE-ja të ndërhyjë

admin
Last updated: 28/11/2026 15:08
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 27 nëntor, Argument – Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar më shumë ndërlidhje rajonale në fushën e transportit dhe energjisë, duke ngritur edhe çështjen e bllokimit të interkoneksionit elektrik Kosovë–Serbi.

Duke folur në Samitin e Liderëve, në kuadër të Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, në Tiranë, Kurti tha se rajoni ka nevojë për investime dhe integrim më të thellë në infrastrukturën e transportit dhe energjisë.

“Mbi të gjitha, rajoni ynë ka nevojë për më shumë lidhshmëri dhe ndërlidhje më të thellë, në transport dhe në energji. Hekurudha është jetike për zhvillimin dhe qëndrueshmërinë, dhe, siç e ka treguar Ukraina, është mjeti më rezistent i transportit, madje edhe në luftë. Hekurudhat tona të planifikuara, mes tyre Prishtinë–Durrës, duhet të integrohen plotësisht në Rrjetin Trans-Evropian të Transportit. Siguria energjetike është njëkohësisht siguri ekonomike dhe siguri kombëtare. Tregu ynë i energjisë elektrike tashmë është i integruar me Shqipërinë. Serbia, megjithatë, vazhdon ta bllokojë interkoneksionin elektrik Kosovë–Serbi, në kundërshtim me detyrimet e saj sipas Traktatit të Komunitetit të Energjisë dhe duke sfiduar hapur afatin e 1 korrikut të këtij viti, të vendosur nga Këshilli Ministror. Kjo e dëmton integrimin e tregut për Kosovën dhe për gjithë rajonin. Rregullat që vlejnë për ne duhet të vlejnë për të gjithë, dhe i bëj thirrje Komisionit të kujdeset për këtë”, ka thënë Kurti, sipas njoftimit nga Zyra e Kryeministrit.

You Might Also Like

Konjufca me mesazh për 28 Nëntorin: Le të na bashkojë gjithnjë flamuri kuqezi

28 Nëntori, bashkëshortja dhe djali vizitojnë Rexhep Selimin në Hagë

Qytetari ia thotë në sy Përparim Ramës: “Krejt shqiptaria po feston, ti po provokon”

Festa në Kosovë fillon me homazhe dhe aktivitete në nderim të familjes Jashari dhe atyre që dhanë jetën për lirinë e Kosovës

28 Nëntori vë në pah sfidat e bashkëpunimit Kosovë–Shqipëri, a po mungon koordinimi për çështjet kombëtare?

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Gjykata Kushtetuese e shfuqizoi Marrëveshjen Kolektive dhe nenin e Ligjit për Kulturën, vendimi do të hyjë në fuqi më 1 prill 2027
Next Article Askush nuk e priste këtë nga Mourinho, prezanton familjarin e tij para gazetarëve në konferencë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?