By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Në prag të 28 Nëntorit, vendosen flamujt kuqezi në Aeroportin e Prishtinës
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > Në prag të 28 Nëntorit, vendosen flamujt kuqezi në Aeroportin e Prishtinës
Kosovë

Në prag të 28 Nëntorit, vendosen flamujt kuqezi në Aeroportin e Prishtinës

admin
Last updated: 28/11/2026 15:09
By admin 1 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 27 nëntor, Argument – Në prag të festës së 28 Nëntorit, Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës është zbukuruar me flamuj kombëtarë shqiptarë, duke shënuar kështu një nga datat më të rëndësishme të historisë shqiptare.

Krahas festës së Flamurit dhe Pavarësisë së Shqipërisë, kjo datë ka një domethënie të veçantë edhe për Kosovën, pasi më 28 nëntor të vitit 1955, në Prekaz, lindi Komandanti Legjendar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari.

Me këtë rast, në ambientet e aeroportit janë vendosur flamujt kuqezi, në nderim të festës kombëtare dhe ditëlindjes së Adem Jasharit, emri i të cilit është i lidhur ngushtë me historinë e qëndresës dhe luftës për lirinë e Kosovës, e që mban edhe emrin e tij – Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”.

28 Nëntori shënon gjithashtu ditën kur, në vitin 1998, Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së e shpalli Adem Jasharin Komandant Legjendar.

Përmes këtij simboli kombëtar, Aeroporti i Prishtinës i bashkohet atmosferës festive të 28 Nëntorit, duke nderuar historinë dhe sakrificën për liri, si dhe duke pritur me flamuj kuqezi bashkatdhetarët që kthehen në Kosovë për festat e nëntorit.

You Might Also Like

Konjufca me mesazh për 28 Nëntorin: Le të na bashkojë gjithnjë flamuri kuqezi

28 Nëntori, bashkëshortja dhe djali vizitojnë Rexhep Selimin në Hagë

Qytetari ia thotë në sy Përparim Ramës: “Krejt shqiptaria po feston, ti po provokon”

Festa në Kosovë fillon me homazhe dhe aktivitete në nderim të familjes Jashari dhe atyre që dhanë jetën për lirinë e Kosovës

28 Nëntori vë në pah sfidat e bashkëpunimit Kosovë–Shqipëri, a po mungon koordinimi për çështjet kombëtare?

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Siljanovska dhe Çupiq biseduan për marrëdhëniet mes dyja vendeve dhe bashkëpunimin rajonal
Next Article SPANJË – Tetë migrantë të vdekur dhe gjashtë të plagosur rëndë pranë Ishujve Kanarie

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?