By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Gërvalla bashkëbisedon me nxënësit e shkollës “Elena Gjika” për dhunën në familje
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > Gërvalla bashkëbisedon me nxënësit e shkollës “Elena Gjika” për dhunën në familje
Kosovë

Gërvalla bashkëbisedon me nxënësit e shkollës “Elena Gjika” për dhunën në familje

admin
Last updated: 28/11/2026 15:10
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 27 nëntor, Argument – Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka zhvilluar një bashkëbisedim me nxënësit e Shkollës së Mesme të Mjekësisë “Elena Gjika”, ku temë diskutimi ishte dhuna në familje dhe mbrojtja e kategorive të cenueshme të shoqërisë.

Përmes një postimi, Gërvalla ka theksuar se mbrojtja nga dhuna nuk duhet të kufizohet vetëm në një kategori, duke nënvizuar se, përveç grave që mbeten grupi më i prekur, vëmendje të veçantë duhet t’u kushtohet edhe fëmijëve dhe të moshuarve.

Ajo ka bërë të ditur se gjatë takimit ka dëgjuar edhe pikëpamjet e të rinjve për dhunën dhe mënyrën se si institucionet duhet të reagojnë ndaj këtij fenomeni.

Sipas Gërvallës, mendimet dhe sugjerimet e të rinjve duhet të merren parasysh gjatë hartimit të Strategjisë Kombëtare për Mbrojtjen nga Dhuna 2027–2031.

Ministrja ka theksuar se një strategji e mirë nuk duhet vetëm të përcaktojë kategoritë që kanë nevojë për mbrojtje, por edhe të identifikojë ndryshimet konkrete që duhen bërë në jetën e qytetarëve.

“Zëri i të rinjve duhet të dëgjohet sot, që siguria e tyre të mos mbetet premtim për nesër”, ka shkruar Gërvalla.

Ajo ka përmbyllur mesazhin me thirrjen se asnjë jetë nuk është më pak e denjë për mbrojtje.

You Might Also Like

Konjufca me mesazh për 28 Nëntorin: Le të na bashkojë gjithnjë flamuri kuqezi

28 Nëntori, bashkëshortja dhe djali vizitojnë Rexhep Selimin në Hagë

Qytetari ia thotë në sy Përparim Ramës: “Krejt shqiptaria po feston, ti po provokon”

Festa në Kosovë fillon me homazhe dhe aktivitete në nderim të familjes Jashari dhe atyre që dhanë jetën për lirinë e Kosovës

28 Nëntori vë në pah sfidat e bashkëpunimit Kosovë–Shqipëri, a po mungon koordinimi për çështjet kombëtare?

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Në Ohër fillon takimi i liderëve të Procesit Bërdo-Brijuni
Next Article Reformat, deklaratat e Kurtit në Tiranë: I zbatojmë me bindje, si akt patriotizmi demokratik

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?