By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Qeveria miraton numrin e unifikuar të emergjencave 112, shërbim 24 orë në të gjithë Shqipërinë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Qeveria miraton numrin e unifikuar të emergjencave 112, shërbim 24 orë në të gjithë Shqipërinë
Shqipëri

Qeveria miraton numrin e unifikuar të emergjencave 112, shërbim 24 orë në të gjithë Shqipërinë

admin
Last updated: 28/11/2026 15:11
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 27 nëntor, Argument – Këshilli i Ministrave ka miratuar ngritjen dhe funksionimin e sistemit të numrit të unifikuar të emergjencave 112, i cili do të shërbejë si pikë e vetme kontakti për qytetarët në rastet e emergjencave në të gjithë territorin e Shqipërisë.

Sipas vendimit të miratuar në mbledhjen e kësaj të premteje, numri 112 do të jetë në dispozicion 24 orë në ditë, 7 ditë në javë, duke ofruar shërbim në gjuhën shqipe dhe angleze.

Përgjegjësia për koordinimin, administrimin dhe mbikëqyrjen e sistemit do t’i ngarkohet Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile.

Një prej risive të sistemit është mundësia e identifikimit të vendndodhjes së personit që telefonon në numrin 112. Për këtë do të përdoret edhe teknologjia Advanced Mobile Location (AML), e cila mundëson përcaktimin më të saktë të pozicionit të telefonuesit përmes pajisjeve inteligjente me sistem operativ Android dhe iOS.

Gjithashtu, qytetarët do të kenë mundësi të komunikojnë me shërbimet e emergjencës përmes SMS-ve dhe formave të tjera të komunikimit me tekst. Ky funksion synon të lehtësojë aksesin edhe për personat me aftësi të kufizuara në dëgjim ose në të folur.

Vendimi parashikon ngritjen e një strukture të centralizuar, të emërtuar “Pika e Përgjigjes për Sigurinë Publike” (PSAP), e cila do të ketë detyrën të marrë, vlerësojë, klasifikojë dhe përcjellë thirrjet emergjente te institucionet dhe shërbimet përgjegjëse.

Në rastet e emergjencave civile, koordinimi i ndërhyrjeve do të bëhet nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile, pranë Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile.

Një tjetër element i parashikuar në vendim është regjistrimi i çdo telefonate drejt numrit 112. Thirrjet do të ruhen në një databazë dhe do të mund të përdoren për qëllime reference, si dhe nga organet ligjzbatuese në rastet kur kërkohet.

Financimi i sistemit do të mbulohet nga buxheti i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, në kuadër të mbështetjes së qeverisë italiane për iniciativën “Mbështetje për ngritjen e sistemit të mbrojtjes civile në Shqipëri”.

Vendimet e tjera të qeverisë

Në mbledhjen e kësaj të premteje, Këshilli i Ministrave miratoi edhe një sërë vendimesh të tjera që prekin fusha të ndryshme.

Mes tyre është akti normativ për kompensimin dhe rikuperimin e dëmeve të shkaktuara ndaj pronës nga aktet e dhunës gjatë tubimeve. Mekanizmi synon që qytetarët dhe subjektet e dëmtuara të kompensohen, ndërsa kostot financiare të rikuperohen më pas nga personat përgjegjës për shkaktimin e dëmeve.

Po ashtu, u miratua një marrëveshje bashkëpunimi me NATO-n në mbështetje të Ukrainës, si dhe akte që lidhen me zhvillimin e agroturizmit dhe rregullimin e strukturave akomoduese në vend.

Vendimi për ngritjen dhe funksionimin e sistemit të unifikuar të emergjencave 112 hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.

You Might Also Like

Tensione në protestë, një protestues përfundon në spital

NATO uron Shqipërinë për Ditën e Pavarësisë: Festojmë së bashku me aleatin tonë

Begaj uron ditën e Pavarësisë: Le ta bëjmë këtë moment historik një mundësi për më shumë zhvillim

Zhvillohet ceremonia solemne e ngritjes së Flamurit Kombëtar në 114-vjetorin e Pavarësisë

Veliaj uron 28 dhe 29 Nëntorin nga qelia: Liria nuk na është falur, është fituar me gjak

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Komisioni i Venecias, në ditën e fundit të vizitës takon deputetët
Next Article Takohen Siljanovska-Davkova dhe Shiroka-Pula: Brdo-Brioni, urë drejt besimit dhe perspektivës evropiane

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?