By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Gani Geci me akuza të rënda në 28 Nëntor: UÇK-ja nuk është e Xhavit Halitit, e hajnave, është e Adem Jasharit!
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > Gani Geci me akuza të rënda në 28 Nëntor: UÇK-ja nuk është e Xhavit Halitit, e hajnave, është e Adem Jasharit!
Kosovë

Gani Geci me akuza të rënda në 28 Nëntor: UÇK-ja nuk është e Xhavit Halitit, e hajnave, është e Adem Jasharit!

admin
Last updated: 28/11/2026 15:15
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 28 nëntor, Argument – Në Kullën e Bajraktarit në Llaushë, ku u shënua 28 Nëntori, Gani Geci ka mbajtur një fjalim me tone të ashpra, duke folur për daljen publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës më 28 nëntor 1997, rezistencën shqiptare dhe vrasjet e pasluftës. Ai ka drejtuar akuza të rënda ndaj ish-udhëheqësve të institucioneve dhe, në veçanti, ndaj Hashim Thaçit dhe bashkëpunëtorëve të tij.

Geci, në fjalimin e tij, ka theksuar se Ushtria Çlirimtare e Kosovës nuk mund të përvetësohet nga individë apo grupe të caktuara, duke insistuar se UÇK-ja i përket Kosovës dhe historisë së saj çlirimtare.

“Ushtria Çlirimtare e Kosovës nuk është e hajnave, nuk është e vagabondëve, nuk është e mjeranëve. Ushtria Çlirimtare e Kosovës nuk është e Zvicrës. UÇK-ja është e Kosovës. Nuk është e Xhavit Halitit, është e Adem Jasharit”, ka deklaruar Geci.

Një pjesë të rëndësishme të fjalimit ia kushtoi edhe Fetah Rudit, të cilin e cilësoi si simbol të rezistencës shqiptare. Ai tha se, pavarësisht gjendjes fizike dhe faktit se sot është në karrocë, ai vazhdon të përfaqësojë qëndresën.

Geci i kritikoi ashpër ata që, sipas tij, përpiqen të paraqiten si patriotë dhe atdhetarë, ndërkohë që ai i akuzoi për përgjegjësi në vrasjet e pasluftës.

“Ata tani mundohen të na tregojnë patriotizëm? Mundohen të na tregojnë atdhedashuri? Jo! Ata nuk janë as atdhedashës, as patriotë. Ata janë hajna që kanë vrarë pas luftës”, ka thënë ai.

Në një pjesë tjetër të fjalimit, Geci ka përmendur disa prej figurave të vrara pas luftës, duke theksuar se viktimat nuk kanë mundësi të flasin dhe të mbrojnë të vërtetën e tyre.

Ai përmendi Xhemail Mustafën, Enver Malokun, Ismet Racin, Shaban Manajn, Smajl Hajdarin dhe Tahir Zemajn, duke rikujtuar se ata nuk mund të dalin më publikisht për të kundërshtuar deklaratat dhe interpretimet që bëhen për historinë e Kosovës.

“Kështu, në karrocë, po mundet me folë Fetah Rudi. Por ata të tjerët që janë vrarë, ata nuk munden me folë. Nuk munden me shku në televizione e të kundërshtojnë ata që thonë se Ibrahim Rugova nuk paska qenë atdhetar”, është shprehur Geci.

Ai ka folur edhe për periudhën e pasluftës, duke thënë se liria nuk nënkuptonte përfundimin e vështirësive për shqiptarët, pasi, sipas tij, rezistenca ndaj kriminalitetit dhe qëndrimi në mbrojtje të bindjeve politike ka kërkuar guxim të madh.

Geci ka deklaruar se për 28 vjet ka qëndruar kundër, siç i quajti ai, bandave kriminale të Hashim Thaçit dhe të tjerëve.

Në përfundim të fjalimit, ai ka ritheksuar përkushtimin e tij ndaj flamurit kombëtar, pavarësisë dhe lirisë së Kosovës.

“Sot jam gjallë, kam qëndruar. Do ta mbroj flamurin kombëtar, do ta mbroj pavarësinë e Kosovës, do ta mbroj lirinë e Kosovës dhe do ta mbroj familjen time të shenjtë”, ka përfunduar Geci.

Fjalimin e tij ai e përmbylli me mesazhin se qëndresa e tyre ka qenë e bashkuar, duke falënderuar mediat dhe të pranishmit për pjesëmarrjen në shënimin e 28 Nëntorit.

You Might Also Like

Konjufca me mesazh për 28 Nëntorin: Le të na bashkojë gjithnjë flamuri kuqezi

28 Nëntori, bashkëshortja dhe djali vizitojnë Rexhep Selimin në Hagë

Qytetari ia thotë në sy Përparim Ramës: “Krejt shqiptaria po feston, ti po provokon”

Festa në Kosovë fillon me homazhe dhe aktivitete në nderim të familjes Jashari dhe atyre që dhanë jetën për lirinë e Kosovës

28 Nëntori vë në pah sfidat e bashkëpunimit Kosovë–Shqipëri, a po mungon koordinimi për çështjet kombëtare?

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Moti sot
Next Article 114 vjet nga shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?