By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Xhaferi: Si shtet anëtar i NATO-s, i zbatojmë të gjitha standardet e sigurisë që kërkohen prej nesh
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Xhaferi: Si shtet anëtar i NATO-s, i zbatojmë të gjitha standardet e sigurisë që kërkohen prej nesh
BotaMaqedoniNATO

Xhaferi: Si shtet anëtar i NATO-s, i zbatojmë të gjitha standardet e sigurisë që kërkohen prej nesh

admin
Last updated: 10/05/2023 21:29
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi në takimin e sotëm me kryetarin e Interpolit, Ahmed Naser Al-Raisi, e përshëndeti Konferencën Rajonale Evropiane të Interpolit, që zhvillohet në Ohër, duke potencuar se si shtet na paraqet kënaqësi të madhe që ky eveniment mbahet pikërisht te ne dhe pikërisht në 30-vjetorin e anëtarësimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në këtë Organizatë Ndërkombëtare të Policisë Kriminele.

Kryetari i Kuvendit, siç informoi Kabineti i tij, nënvizoi se ne si shtet anëtar në NATO, i zbatojmë të gjitha standardet e sigurisë që kërkohen prej nesh dhe në këtë drejtim, marrim pjesë aktive edhe në aktivitetet e përbashkëta me Interpolin, me ç’rast japim kontribut serioz në sigurinë globale, si në rajon, ashtu edhe më gjerë.

E theksoi rolin e Kuvendit në raport me kornizën legjislative rreth sigurimit të funksionimit të papenguar të institucioneve tona të sigurisë. E theksoi edhe rolin e kontrollit demokratik të parlamentit mbi shërbimet e sigurisë, si edhe reformat që i kemi bërë në këto fusha. Në vazhdim, e shprehu edhe qëndrimin e vendit tonë në drejtim të luftës në Ukrainë, duke theksuar se “si vend, ne e dënojmë agresionin nga ana e Rusisë në Ukrainë dhe japim kontributin tonë maksimal si një partner i besueshëm i NATO-s, në kontekst të çdo ndihme dhe mbështetje që nevojitet”. /Telegrafi

You Might Also Like

Spasovski: Pa analizë të thellë dhe reforma reale, LSDM nuk do ta rikthejë besimin e qytetarëve

Haga lëshon urdhërarrest për ministrin izraelit

Trazira në Bolivi, bankat mbyllin degët në kryeqytetin La Paz mes demonstratave antiqeveritare

​Marco Rubio viziton Suedinë për takimin ministror të NATO-s

Serbët angazhuan 27 vajza për të joshur zyrtarët e KFOR-it në Kosovë

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article NATO mund të hapë një shpejti një zyrë në Japoni
Next Article NATO në alarm, një objekt fluturues nga Bjellorisa ka hyrë në hapësirën ajrore polake

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Spasovski: Pa analizë të thellë dhe reforma reale, LSDM nuk do ta rikthejë besimin e qytetarëve
Maqedoni
Bie nga shkallët, lëndohet rëndë punonjësja e Gjinekologjisë së Çairit
Kronika
Haga lëshon urdhërarrest për ministrin izraelit
Bota
Trazira në Bolivi, bankat mbyllin degët në kryeqytetin La Paz mes demonstratave antiqeveritare
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?