By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Bislimi merr pjesë në dëgjimin kongresional për NATO-n: Është jetike për Kosovën anëtarësimi në Aleancën Veri-Atlantike
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Bislimi merr pjesë në dëgjimin kongresional për NATO-n: Është jetike për Kosovën anëtarësimi në Aleancën Veri-Atlantike
Maqedoni

Bislimi merr pjesë në dëgjimin kongresional për NATO-n: Është jetike për Kosovën anëtarësimi në Aleancën Veri-Atlantike

admin
Last updated: 01/02/2024 08:23
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Ish-anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Faton Bislimi ka bërë të ditur se ka marr pjesë në dëgjimin kongresional për NATO-n në Komitetin për Marrëdhënie me Jashtë të Senatit të SHBA-ve, ku u fol edhe për Kosovën.

Bislimi në një postim në Facebook shkruan se është jetike për Kosovën që të angazhohet maksimalisht në procesin e rrugëtimit drejt anëtarësimit në NATO.

Lexoni të plotë postimin e tij:

Nder i jashtëzakonshëm të isha sot pjesëmarrës në dëgjimin kongresional për NATO-n në Komitetin për Marrëdhënie me Jashtë të Senatit të SHBA-ve, ku u fol edhe për Kosovën.

Privilegj të takoja e të bisedoja edhe me Gjeneralin Doug Lute, ish-Ambasador i SHBA-ve në NATO dhe Këshilltar Special në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë në Administratën e Presidentit Bush dhe atë të Obama-s.

Amb. Lute potencoi se “NATO është në Kosovë për të qëndruar dhe për ta siguruar paqen aty me përkushtim kundrejt çfarëdo kërcënimi eventual qoftë edhe nga fqinji i saj verior.”

Po ashtu ishte inkurajuese edhe deklarata e Senatores Jeane Shaheen, Kryetare e Nënkomitetit për Evropë në Senat, se “Serbia duhet të përmirësojë sjelljet” sidomos karshi Kosovës.

Është jetike për Kosovën që të angazhohet maksimalisht në procesin e rrugëtimit drejt anëtarësimit në NATO. Besoj fuqishëm se me përkrahjen e miqve tanë në Washington, DC, ne mund t’ia dalim. Na duhet më shumë veprim pragmatik dhe përkushtim dinjitoz. NATO ishte shpëtimi ynë kombëtar më 1999 dhe sot është rruga e vetme e sigurisë dhe avancimit si shtet i pavarur e sovran.

Nder i jashtëzakonshëm të isha sot pjesëmarrës në dëgjimin kongresional për NATO-n në Komitetin për Marrëdhënje me…

Posted by Faton Bislimi on Wednesday, January 31, 2024

You Might Also Like

Mickoski: Së shpejti një vendkalim të ri kufitar me Kosovën

BDI 7,9%, VLEN 7,1% – Anketat e tetorit nxjerrin diferencë mes dy rivalëve shqiptarë!

Mickoski nxjerr vendimin e vitit 2023 për Alta Bankën: Edhe Qeveria e Kovaçevskit kishte miratuar shitjen e aksioneve

Gostivari shpallet “Qytet Mik i të Rinjve” për vitin 2026 në Rajonin e Pollogut

Minçev nga Greqia: Me thellimin e partneriteteve rajonale dhe evropiane krijojmë vlerë konkrete për institucionet dhe qytetarët e vendit tonë

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Kudo temperatura nën zeron, më ftohtë në Berovë -11 gradë
Next Article Rita Ora nuk do të jetë këtë vit në jurinë e “The Voice Australia” pas tri edicioneve rresht

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Mickoski: Së shpejti një vendkalim të ri kufitar me Kosovën
Maqedoni
Apeli i GJKKO dënon me 7 vite e 4 muaj burg, ish-shefin e Operacionales, Oltion Bistri – konfiskohen 1.3 milionë euro dhe pasuritë
Shqipëri
Mashtrohet tetovari, humb 6800 euro nga një faqe interneti
Kronika
Sharr Braina emocionon banorët me zërin e tij me këngë për gurbetin
Showbizz

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?