By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Kuvendi do të mbajë seancën e 140-të
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Kuvendi do të mbajë seancën e 140-të
Maqedoni

Kuvendi do të mbajë seancën e 140-të

admin
Last updated: 07/02/2024 08:23
By admin 5 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 7 shkurt – Kuvendi sot do të mbajë seancën e re të 140-të pas zgjedhjes së Qeverisë teknike. Në rendin e ditës të kësaj seance janë 39 pika.

Në rendin e ditës së seancës është Propozim ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për lojërat e fatit dhe lojërat argëtuese – lexim të dytë, Nga Asociacioni i organizatorëve të lojërave të fatit (AOLF).

Për sot është paralajmëruar se në parkun “Gruaja luftëtare” përballë Kuvendit, deklarata për mediat për këtë propozim-ligj do të japin Goran Stoimenov nga Asociacioni i organizatorëve të lojërave të fatit AOLF dhe Vasko Ilievski nga Asociacioni i bastoreve sportive të Maqedonisë – ABSM.

Deputetët do të diskutojnë për Propozim ligjin për ndryshimin e Ligjit për Shërbimin Gjyqësor me procedurë të shkurtuar, Propozim ligji për ndryshimin e Ligjit për Shërbimin e Prokurorisë publike, me procedurë të shkuruar, Propozim ligji për luftën kundër dopingut në sport dhe parandalimin e tij, me procedurë të shkurtuar, Propozim ligji për ratifikimin e ndryshimeve dhe plotësimeve të Konventës për procedurën e tranzitit të përbashkët (version i konsoliduar), Propozim i vendimit për emërimin e drejtorit të Agjencisë për cilës në arsimin e lartë, Propozim i vendimit për emeërimin e anëtarëve të Këshillit republikan për sigurinë në komunikacionin rrugor, Propozim për emërimin e një anëtari të Këshillit të ekspertëve të Agjencisë së mbikëqyrjes së sigurimeve.

Në kuadër të kësaj seance janë edhe disa propozim-ligje për projekte investive – Propozim-ligj për garancinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut për obligimet e saj nga Marrëveshja për hua për financimin e Projektit për gazifikim rajonal, i cili do të lidhet ndërmjet Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe Shoqërisë aksionare për kryerjen e veprimtarisë energjetike të transmetimit të gazit natyror NOMAGAS Shkup në pronësi shtetërore, Propozim ligji për realizimin e projektit investues strategjik “Park solar Stipion” dhe Marrëveshje për Projektin strategjik investues “Park solar Stipion”, Propozim i ligjit për zbatimin e projektit strategjik investues AIM GREEN TECH, Propozim i ligjit për realizimin e projektit strategjik investues MITILINEOS impiant kogjenerues Shkup, Propozim i ligjit për realizimin e projektit strategjik investues centrali diellor elektrik- Pehçevë, të gjitha me procedurë të shkurtuar.

Gjithashtu, në këtë seancë janë edhe Propozim Ligji për ndalimin e praktikave të padrejta tregtare në zinxhirin e furnizimit me produkte bujqësore dhe ushqimore (*) – lexim i parë, Propozim Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë. Propozim Ligji për ndryshimin e Ligjit për ushqimin e subvencionuar të studentëve, me procedurë të shkurtuar – Propozim Ligji për ndryshimin e Ligjit për noterinë, me procedurë të shkurtuar – Propozim ligj për menaxhimin e pasurisë së konfiskuar, përfitimit pasuror dhe të sekuestruar në procedurë penale dhe kundërvajtëse (*) – lexim i parë, Propozim ligji për plotësimin e Ligjit për ekzekutim – lexim i parë, Propozim ligj për plotësimin e Ligjit për provimin e gjyqësorit – lexim i parë.

Në rendin e ditës të kësaj seance janë edhe disa propozim-vendime për dërgimin e pjesëtarëve të Armatës në operacione ndërkombëtare – Propozim – Vendimi për dërgimin e pjesëtarëve të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut për pjesëmarrje në operacionin ndërkombëtar të Bashkimit Evropian “ALTEA” në Bosnje e Hercegovinë, Propozim vendimi për dërgimin e një pjesëtari të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut për të marrë pjesë në operacionin e Bashkimit Evropian “ALTEA” në Bosnje e Hercegovinë, Propozim – Vendimi për ndryshimin e Vendimit për dërgimin e pjesëtarit të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut për të marrë pjesë në operacionin ndërkombëtar të Organizatës së Kombeve të Bashkuara “UNIFIL”, në Republikën e Libanit. 

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Misteri në shtratin e Oqeanit Paqësor, profesori i Harvardit pretendon se zbuloi “topa të metaltë” që nuk janë nga planeti Tokë
Next Article Diskutim “Rëndësia e vetërregullimit mediatik për avancimin e standardeve profesionale”

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?