By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Jasharaj: Mësimdhënësit të pakënaqur me skemat pensionale, ndryshimet e bëra sikur të jenë të qëllimshme
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Jasharaj: Mësimdhënësit të pakënaqur me skemat pensionale, ndryshimet e bëra sikur të jenë të qëllimshme
Maqedoni

Jasharaj: Mësimdhënësit të pakënaqur me skemat pensionale, ndryshimet e bëra sikur të jenë të qëllimshme

admin
Last updated: 07/02/2024 08:27
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar e Arsimit dhe Shkencës, Rrahman Jasharaj, ka bërë të ditur për Ekonomia Online se do t’i drejtohen institucionit të Avokatit të Popullit. E gjithë kjo ka të bëjë me pakënaqësitë për ndryshimet që janë bërë në skemën pensionale.

Kryetari i SBASHK-ut, konsideron se Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti e ka shkelur ligjin me këto ndryshime dhe për këtë kërkojnë vlerësim nga Gjykata Kushtetuese.

Ai thotë se vetëm si numra po numërohen punët e viteve të 90-ta në arsim dhe kjo është padrejtësi për punëtorët.

E për këtë vendim, ai rëndit disa arsye të lidhura me një çështje e cila po përmendet tash e sa kohë.

“Arsyeja është ndryshimet e bëra në skemat pensionale të financuara nga shteti e ne nuk jemi përfshirë në këto skema por me të dal ndryshimi që është bëre, pasojat po shihet ngase këto ndryshime godasin sistemet arsimore duke u mohuar të drejtat e fituara më parë. E kam fjalën në ligjin që ishte pa ndryshime, neni 8, pika e 6 ua numëronte mësimdhënësve të Republikës së Kosovës dhe punëtorëve tjera në vitet e 90-ta si kontribut dhënëse pas 6 viteve për ta marrë pensionin  e plotë”.

Jasharaj deklaroi se me këto ndryshime vitet e 90-ta, numërohen si numra por pensionet përshkallëzohen në mënyrën më ironike, duke thënë se ministri Murati si vite i numëroi vetëm ato që ata kanë dhënë kontribute gjatë kohës së ish-Jugosllavisë.

 “Pra pensionet llogariten nga viti i kaluar deri në vitet e 90-ta ndërsa vitet që ishin pranuar dikur tash njihen vetëm sa për të bërë 15 vite por nuk numërohen si të tilla, dhe të pensionuarit do të jenë shumë të dëmtuar, dhe nën dy ndryshimet e bëra sikur të jetë e qëllimshme prek në statusin e punëtorit të arsimit të Kosovës, ligj ky i nxjerrë nga MAShTI”.

Tutje, ai deklaroi se është thënë gabim se në të kaluarën nuk ka ndodh  diçka pasi sipas tij kanë duartrokit vazhdimisht nëpër institucione.

“E  çfarë bëri qeveria Kurti, mësimdhënësve të dëbuar me forcë nga regjimi serb, ua njohu këto 9 vite, neve si numra por mësimdhënësit të Kosovës janë të dëmtuar, ngase është dëmtuar edhe ligji për statusin e punëtorëve të arsimit të Kosovës”, u shpreh Jasharaj.

- Advertisement -
Ad imageAd image

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Futen edhe dy banorë të rinj në Big Brother VIP Albania 3
Next Article Gjiganti spanjoll dëshiron transferimin e Greenwoodit

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?