By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Leite Kaka zgjedh ekipin e tij të ëndrrave, lë jashtë më të madhin mes tyre
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Sport > Leite Kaka zgjedh ekipin e tij të ëndrrave, lë jashtë më të madhin mes tyre
Sport

Leite Kaka zgjedh ekipin e tij të ëndrrave, lë jashtë më të madhin mes tyre

admin
Last updated: 07/02/2024 10:14
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Ish-futbollisti brazilian, Ricardo Izecson dos Santos Leite, i njohur më mirë si Kaka, ka zgjedhur ekipin e tij ideal apo të ëndrrave.

Është një skuadër e përbërë nga futbollistë me të cilët ka ndarë dhomën e zhveshjes dhe ata me të cilët është përballur dhe sigurisht që bie në sy mungesa e argjentinasit Lionel Messi.

Skuadra e përbërë nga fituesi i Topit të Artë në vitin 2007 dhe ish-ylli i Sao Paulos, Milanit dhe Real Madridit përfshin emra të famshëm, por kapiteni i Gauchos nuk ka vend në të, shkruan AS.

Për portier, Kaka zgjodhi Didën, bashkëlojtarin e tij te Milani dhe në kombëtaren braziliane.

Ai vendosi dy bashkatdhetarë në pozicionet e krahut, Cafu në të djathtë dhe Roberto Carlos në të majtë, ndërsa italianët Paolo Maldini dhe Alessandro Nesta janë qendërmbrojtës.

Në mesfushës, Kaka përfshiu Andres Iniestan, Zinedine Zidanen dhe Andrea Pirlon, me të cilin ndante dhomën e zhveshjes te Milani.

Brazilian përfundoi 11-shen e tij ideale me Ronaldinhon, Ronaldon Fenomenin dhe Cristiano Ronaldon në sulm.

Në formacionin ideal të Kakës janë nëntë kampionë bote (Dida, Cafu, Roberto Calos, Nesta, Iniesta, Zidane, Pirlo, Ronaldinho dhe Ronaldo), dhe mes tyre nëntë Topa të Artë.

Pesë nga Cristiano Ronaldo, dy nga Ronaldo dhe një nga Ronaldinho dhe Zidane, dhe tetë Topat e Artë të Messit nuk mjaftuan për ta përfshirë atë në skuadër. 

You Might Also Like

Arigon Avdimetaj pritet të shkund ringun në përballje me serbin Miomcilo Jajic

Liverpooli është gati të përfundojë një marrëveshje të jashtëzakonshme shkëmbimi me Real Madridin

Superkompjuteri përditëson shanset e fituesve të Ligës së Kampionëve – ndryshojnë përqindjet pas çerekfinaleve të para

Ditët më të errëta të Carvajal: pak minuta të luajtura, tension me Arbeloan dhe incident me një lojtar të ri

Pau Cubarsi kërkon falje publike pas kartonit të kuq kundër Atleticos

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article “Me drejtësinë ose me korrupsionin”, Basha: 100% mbështetje për SPAK-un
Next Article Blinken në Shqipëri/ Gjashtë sekretarë amerikanë në kohë trazirash

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?