By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Një vit pas tërmetit shkatërruese, OKB: Mbi 3 milionë persona ende të pastrehë në Turqi
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Një vit pas tërmetit shkatërruese, OKB: Mbi 3 milionë persona ende të pastrehë në Turqi
Bota

Një vit pas tërmetit shkatërruese, OKB: Mbi 3 milionë persona ende të pastrehë në Turqi

admin
Last updated: 07/02/2024 00:32
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

“Turqia duhet që me ritëm të shpejtë të ndërtojë shtëpi për miliona banorë që mbetën të pastrehë pas tërmetit shkatërrues të një viti më parë”, njoftoi një zyrtare e Kombeve të Bashkuara.

“Ka një pjesë të madhe të popullsisë që ka nevojë për strehim. Atje po ndërtohen shtëpi, por nuk janë të mjaftueshme”, tha për agjencinë Dpa, përfaqësuesja e përhershme e Programit për Zhvillim të OKB-së (UNDP), Louisa Vinton.

OKB-ja vlerëson se dy tërmetet e fuqishme shkurtin e vitit të kaluar kanë lënë të pastrehë të paktën 3.3 milionë qytetarë në juglindje të Turqisë.

Strehimi i duhur dhe mbështetja e jetesës së banorëve lokalë janë dy nevoja urgjente një vit pas tërmeteve shkatërruese, tha Vinton.

Disa persona ende jetojnë qoftë në tenda apo në oborret e shtëpive të tyre të dëmtuara kanë vendosur tenda, theksoi ajo.

“Ne do t’i sjellim qytetarët e mbetur, shtëpitë e të cilëve u shkatërruan apo janë të pabanueshme, në shtëpi të sigurta”, tha të martën presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan.

Erdogan kishte premtuar se do të ndërtoheshin afër 300.000 ndërtesa banimi për të mbijetuarit e tërmetit brenda një viti pas dridhjeve të fuqishme të tokës.

Megjithatë, Qeveria e tij nuk ka përmbushur këtë qëllim dhe tani synon që të ndërtojë 200.000 njësi banimi deri në fund të vitit 2024.

Më herët gjatë të martës, banorët e zemëruar të provincës së goditur rëndë nga tërmetet, Hataj, protestuan kundër zyrtarëve qeveritarë dhe lokalë, të cilët morën pjesë në ngjarjet e organizuara për njëvjetorin e tërmeteve.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Shumë prej tyre janë ankuar për, siç kanë thënë, përgjigjen e ngadalshme të Qeverisë për të larguar rrënojat dhe për të ndërtuar shtëpi të reja.

UNDP, sipas Vinton, ka ndarë 10 milionë dollarë grante për bizneset individuale në 11 provinca turke, që u prekën nga tërmetet.

Tërmeti i shkallës 7.7 e pati goditur juglindjen e Turqisë në mëngjesin e 6 shkurtit, i përcjellë nga një tërmet tjetër 7.6 shkallësh, të njëjtën ditë.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Nga këto tërmete u vranë mbi 60.000 persona në Turqi dhe në Sirinë fqinje, sipas të dhënave zyrtare dhe të dhënave të grupeve monitoruese./ REL

You Might Also Like

Koalicioni qeverisës japonez drejt shpërbërjes

Armëpushimi, Gjermania hap rrugën për rindërtimin e Gazës, jep 29 milionë euro ndihmë humanitare

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.6 godet Filipinet, alarm për cunami

Trump: I kam dhënë fund 8 konflikteve, por nuk e bëra për Nobelin

Izraeli miraton planin e Trump për armëpushimin në Gaza

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Idri Istrefi drejtor i ri i Postës
Next Article Pagat e të punësuarve në FSSH mbeten të njëjta deri në maj

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?