By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Holandezi i cili jeton pa ndonjë problem me zemrën e transplantuar 40 vite më parë, hyn në librin e rekordeve Guiness
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kuriozitete > Holandezi i cili jeton pa ndonjë problem me zemrën e transplantuar 40 vite më parë, hyn në librin e rekordeve Guiness
Kuriozitete

Holandezi i cili jeton pa ndonjë problem me zemrën e transplantuar 40 vite më parë, hyn në librin e rekordeve Guiness

admin
Last updated: 08/02/2024 12:52
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Pacienti më jetëgjatë me transplant zemre, i operuar në Angli ne vitin 1984, hyri zyrtarisht në librin e rekordeve Guinness, shkruan BBC.

Bert Janssen (57) nga Holanda jeton për gati 40 vjet me një zemër donatore, që iu transplantua në spitalin Harefield të Londrës.

Pas shfaqjes së simptomave të ngjashme me gripin në moshën 17-vjeçare, Janssen u diagnostikua me kardiomiopati, një trashje e muskujve të zemrës që e pengon atë të pompojë gjak nëpër trup.

Kardiologu i Janssen në Holandë ishte i lidhur me spitalin Harefield në Londër dhe pionierin e transplantit, profesor Magdi Yacouba, i cili kreu operacionin më 6 qershor 1984, kur pacienti mbushi 18 vjeç.

Në atë kohë, zemrat nuk ishin transplantuar ende në Holandë.

“Gjithçka shkoi shumë shpejt. Vetëm një javë pas mbërritjes në Harefield, dy zemra u bënë të disponueshme nga një aksident i madh automobilistik në Londër”, tha Janssen.

“Një zemër u përputh dhe u transplantua. Siç më thanë mjekët 30 vjet më vonë, duhet të ketë qenë një përshtatje e përsosur”, tha ai.

Janssen theksoi se zemra e re e lejoi atë të kthehej shpejt në një “jetë cilësore”. Ai luante tenis dhe volejboll dhe punonte me orar të plotë.

U martua me Petrën në vitin 1996, ka dy djem  Guido dhe Iv, ndërsa sot merret edhe me paraglajding.

Operacioni i tij ishte i 107-ti i këtij lloji në Harefield. I pari u krye nga Sir Magdi Yacoub në 1980 dhe qendra ka transplantuar mijëra zemra që atëherë.

Dr. Fernando Riesgo Gil, kardiolog dhe kreu i shërbimit të transplantit të zemrës në spitalin Harefield, tha: “Është lajm fantastik që një nga pacientët tanë të hershëm vazhdon të jetojë një jetë të plotë dhe të lumtur për shumë kohë pas transplantimit të tij”. 

You Might Also Like

Për herë të parë luajti lotari dhe burri fitoi një çmim të majmë

Zbuloni disa nga arsyet për të ngrënë luleshtrydhe sa më shpesh

Brukseli transformohet në galeri çokollatash: Mjeshtërit belgë ekspozojnë vezët gjigante para Pashkëve

Djali qan si të ishte fundi i botës, pastaj befasohet – kur pa një vajzë

Kolonia më e madhe e koraleve në botë zbulohet pranë brigjeve australiane nga nënë e bijë

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Lidhja Europiane për Ndryshim: BDI po shkarkon dhe revanshohet, por populli që don ndryshim po bashkohet!
Next Article SpaceX ka lëshuar një satelit për eksplorimin e oqeanit me vlerë 948 milionë dollarë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?