By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: PDK kërkon themelimin e një komisioni parlamentar – VV: Duan ta tërheqin vëmendjen nga mbledhja e sotme në OKB
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > PDK kërkon themelimin e një komisioni parlamentar – VV: Duan ta tërheqin vëmendjen nga mbledhja e sotme në OKB
Maqedoni

PDK kërkon themelimin e një komisioni parlamentar – VV: Duan ta tërheqin vëmendjen nga mbledhja e sotme në OKB

admin
Last updated: 08/02/2024 14:41
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka propozuar themelimin e Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me nivelin e menaxhimit të marrëdhënies së punës të anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm dhe zyrtarëve të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, raporton Ekonomia Online.

Deputetja e PDK-së Ariana Musliu Shoshi, tha se kanë propozuar këtë komision për degradimet që janë bërë në MPJD duke përfshirë procedurat e rekrutimit, emërimet e stafit, transferimet e çështje të tjera.

“Propozojmë themelimin e Komisionit për hetimin e procesin vendimmarrës, vendimeve, veprimeve dhe jo veprimeve të MPJD-së në raport me zbatimin e procedurave ligjore lidhur me marrëdhënie të punës të anëtarëve të shërbimeve të jashtëm dhe anëtarëve të ministrisë dhe të gjitha aspekteve të tjera. Duke përfshirë procedurat e rekrutimit, emërimet e stafit, transferimet, degradimet, angazhimet e përkohshme”, tha ajo.

E deputetja e VV-së Arbëresha Kryeziu, tha se hetimet për degradime në MPJD do të duhej që të bëheshin edhe për ministrat paraprak.

Ajo tha se opozita po kërkon themelimin e këtij komisioni për ta tërhequr vëmendjen nga mbledhja e sotme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së ku do të diskutohet për Kosovën.

“Sot në Kuvend të Kosovës po e trajtojmë kërkesën e një deputetes të PDK-së për të krijuar një Komision Hetimor kinse për t’i trajtuar keqmenaxhimet në proceset e ndryshme të Ministrisë. Ndërkohë që ministrja Gërvalla nuk gjendet këtu pasi është në New York është në Këshill të Sigurimit për ta mbrojtur Republikën e Kosovës përballë Aleksandër Vuçiqit për të diskuara për Kosovën aty. Sot do të duhej që bashkërisht të ishim në mbrujtje të Kosovës në një moment kaq të rëndësishme si ky. Si GP më parim jemi për krijimin e këtij Komision Hetimor sepse në mendojmë se ka shumë për të hetuar për atë se çka ka ndodhur në MPJ, ne nuk mendojmë që duhet që të hetohet vetëm periudha 20 mars 2021 e tutje sepse çfarë do të duhej që të hetohej ajo se çfarë ka ndodhur para 20 marsit. Dhe nëse flasim se si kanë shkuar punët në MPJ para 20 marsit e tutje po besoj që kemi shumë për të hetuar edhe për të dëshmuar për krejt manipulimet që janë bërë nga ministrat paraprak në të kaluarën. Këtë çështje duhet ta diskutojmë në një seancë tjetër kur këtu do të jetë edhe Ministrja Gervalla dhe kur ta dëgjojmë edhe opinionin e saj për krijimin e Komisionit. Dhe sigurisht ne si GP ne një moment tjetër do ta pranonim, por sot jo”, ka thënë ajo.

Themelimin e këtij Komisioni e ka përkrahur edhe deputet e LDK-së dhe AAK-së.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article S’ka kuorum për votimin e marrëveshjeve ndërkombëtare në Kuvend
Next Article Ideale të punojmë vetëm katër orë në ditë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?