By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: A ka Kuvendi shumicë për të shkarkuar ministrat “pro-Taravari”? Si do të votojnë nesër deputetët Thaçi, Bajrami e Ismaili?
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > A ka Kuvendi shumicë për të shkarkuar ministrat “pro-Taravari”? Si do të votojnë nesër deputetët Thaçi, Bajrami e Ismaili?
Maqedoni

A ka Kuvendi shumicë për të shkarkuar ministrat “pro-Taravari”? Si do të votojnë nesër deputetët Thaçi, Bajrami e Ismaili?

Redaksia
Last updated: 08/02/2024 16:49
By Redaksia 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 8 shkurt – Për nesër është caktuar seanca kuvendore mbi propozimin e Qeverisë për shkarkimin e ministrit të Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Azir Aliu, por edhe të Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti. Gjithashtu Qeveria dërguar letër deri te Kuvendi që në vend të Aliut, ministër të emërohet Naim Bajrami, ndërsa në vend të Mexhitit, Ilir Demiri.

Propozimet për shkarkimin e Mexhitit dhe Aliut dhe emërimin e Bajramit dhe Demirit, vijnë pasi ASH-ja, “krahu i Selës” i dorëzoi kryeministrit teknik vendimin e Komisionit partiak kadrovik për shkarkimin e dy ministrave, të cilët janë në “krahun” e kryetarit të partisë, Arben Taravari.

Më 28 janar, Qeveria teknike u votua me votat e 65 deputetëve.

Pas përçarjeve në Aleancën për Shqiptarët, deputetët e kësaj partie, Halil Snopçe dhe Abdulla Saliu janë në mbështetje të Taravarit.

Përveç këtyre dy deputetëve, nuk dihet nëse shkarkimin e ministrave do ta votojë deputeti i PDE-së, Bastri Bajrami, ai i PDSH-së, Menduh Thaçi, por edhe deputeti i pavarur, Hysni Ismaili.

“Është çështje që ka të bëjë me vendim politik për të cilin do të vendosin organet e PDE-së, konform atij vendimi do të jetë edhe vota ime”, tha deputeti Bajrami në përgjigje për TV21.

Ndërkaq kryetari i PDE-së, Arjanit Hoxha thotë se partia vendos sonte për këtë çështje.

“Sonte do kemi konsultime në Këshillin Drejtues dhe do marrim vendim”, na tha shkurt Hoxha.

Deputeti Ismaili tha se ende nuk ka vendosur.

“Nuk e di, s’kam vendosur ende”, tha Ismaili.

TV21 kontaktoi edhe me deputetin Menduh Thaçi, po i njëjti deri në momentin e publikimit të këtij informacioni, nuk na u përgjigj, megjithatë TV21 mëson se Thaçi ka gjasa që nesër fare të mos shkojë në Kuvend.

You Might Also Like

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik

Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian

Presidentja e Indisë Murmu mbërinë për vizitë në Shkup, në aeroport e pret MPJ Mucunski

Lidhje Shqiptare: Shprehim solidaritetin tonë të plotë me të gjithë qytetarët e Gostivarit

600 mijë denarë nga komuna e Gostivarit për menaxhimin e situatës epidemike

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Ilir Kulla: Politikanët që “bekohen” nga Batoni e Buzhala nuk ka të ardhme të mirë (Video)
Next Article Entit Shtetëror të Revizionit: “Autostrada Kërçovë-Ohër si të ishte nga mermeri – 9 milionë euro për një kilometër” Zhurnal pyet Ejup Rustemin: Ku shkuan 9 milionë euro ?

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik
Maqedoni TOP LAJM
Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian
Maqedoni
Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja
Kosovë
Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?