By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: ALSAT / I dalin mesazhet Artan Grubit, i’u thotë drejtorëve të BDI-së: Mos pranoni vendimet e Fatmir Mexhitit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > ALSAT / I dalin mesazhet Artan Grubit, i’u thotë drejtorëve të BDI-së: Mos pranoni vendimet e Fatmir Mexhitit
Maqedoni

ALSAT / I dalin mesazhet Artan Grubit, i’u thotë drejtorëve të BDI-së: Mos pranoni vendimet e Fatmir Mexhitit

Redaksia
Last updated: 08/02/2024 21:04
By Redaksia 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 8 shkurt – Zëvendëskryeministri Artan Grubi ka urdhëruar drejtorët e BDI-së në shëndetësi që të mos pranojnë asnjë vendim nga ministri në largim, Fatmir Mexhiti.

Në opinion qarkullojnë pajme ekrani nga një komunikim i brendshëm që duket se është mes Grubit dhe drejtorëve të BDI-së në sektorin e shëndetësisë, të cilët i ka udhëzuar që të hapin pushim mjekësor, apo të gjejnë arsyeje tjera për të mos pranuar asnjë vendim eventual të ministrit Mexhiti.

“Të nderuar, asnjë drejtor i joni në shëndetësi të mos pranon asnjë vendim të ministrit në largim Fatmir Mexhiti, nese duhet pushim, pushim mjekësor, ose thjeshtë të mos ta pranoj vendimin eventual të Ministrit”, thuhet në mesazhin e Artan Grubrit drejtuar drejtorëve të BDI-së.

“Jo! Prandaj them mos i nënshkruani, hapni pushim, etj… disa ditë deri sa të SHKARKOHET ministri”, ka shkruar me tej Grubi në komunikimin me disa drejtor të cilat janë interesuar nëse vendimi eventual i ministrit mund anulohet nga qeveria.

Edhe Ministri i Shëndetësisë Fatmir Mexhiti ka konfirmuar se zëvendëskryeministri Artan Grubi ka porositur drejtorët që të mos shkojnë punë dhe sipas Mexhitit, ata edhe këtë e kanë bërë duke mos u paraqitur në vendet e punës ditën e enjte.

“Mesazhet që i ka shpërndarë Artan Grubi tek drejtorët e BDI-së, unë nuk i quaj drejtorë të BDI-së, por drejtorë të Ministrisë së Shëndetësisë. U apeloj të gjithë drejtorëve që të rrinë rehat se ata janë drejtor të mi edhe pushim mjekësor merret kur vërtet një person është i sëmurë, kjo është vërtet keqpërdorim që së paku nuk duhet ta bëjnë drejtuesit e institucioneve shëndetësore publike”ka deklaruar Mexhiti.

Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti është kërkuar të shkarkohet nga një komision kadrovik i ASH-së ndërsa propozimi është miratuar nga Qeveria e cila ka dërguar në Kuvend propozimin për shkarkimin e Mexhitit dhe të Ministrit të Administratës Publike dhe të Shoqërisë Informatike, Azir Aliu.

Senca për shkarimin e tyre dhe emërimin e ministrave të rinj, Ilir Demiri dhe Naim Bajrami është caktuar për të premten.

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Bytyqi: Kam ambicie për president, mund të jem kandidati konsensual
Next Article Berisha: SPAK po përndjek ekspertin që denoncoi vjedhjen e TIMS

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?