By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Presidentja hungareze jep dorëheqje, kishte falur një burrë që kishte abuzuar me fëmijë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Presidentja hungareze jep dorëheqje, kishte falur një burrë që kishte abuzuar me fëmijë
Bota

Presidentja hungareze jep dorëheqje, kishte falur një burrë që kishte abuzuar me fëmijë

admin
Last updated: 10/02/2024 21:13
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Presidentja e Hungarisë ka dhënë dorëheqjen pasi u bë publik fakti që ajo kishte falur një burrë të dënuar për një rast të abuzimit seksual të fëmijëve.

Presidentja Katalin Novak është përballur me ditë presioni në rritje për të dhënë dorëheqjen për shkak të vendimit të saj dhe mesa duket, në fund u dorëzua. 

46-vjeçarja njoftoi me anë të një daljeje televizive se do të tërhiqej nga drejtimi i presidencës, një detyrë që e mban që nga viti 2022.

“Kam bërë një falje që shkaktoi hutim dhe trazira për shumë njerëz,” tha Novák të shtunën. “Kam bërë gabim.”

Novak, presidentja e parë grua në historinë e Hungarisë, shkaktoi një skandal politik të paprecedentë për qeverinë nacionaliste të vendit.

Të premten pati protesta në kryeqytetin hungarez Budapest gjatë të cilave u kërkua dorëheqja e  Novak.

Burri që fali Novak u dënua me më shumë se tre vjet burg në vitin 2018 për presionin ndaj viktimave që të tërhiqnin pretendimet e tyre për abuzim seksual në një shtëpi shtetërore për fëmijë nga drejtori i saj, i cili u dënua me tetë vjet për abuzim me të paktën 10 fëmijë mes 2004 dhe 2016.

Dihej mirë se Novak kishte falur rreth një numër të konsiderueshëm njerëzish përpara vizitës së Papa Françeskut në Hungari në prill 2023. Megjithatë, vetëm kohët e fundit u zbulua se një nga të falurit ishte zëvendësdrejtori i shtëpisë së fëmijëve.

You Might Also Like

Koalicioni qeverisës japonez drejt shpërbërjes

Armëpushimi, Gjermania hap rrugën për rindërtimin e Gazës, jep 29 milionë euro ndihmë humanitare

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.6 godet Filipinet, alarm për cunami

Trump: I kam dhënë fund 8 konflikteve, por nuk e bëra për Nobelin

Izraeli miraton planin e Trump për armëpushimin në Gaza

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Nesër pa ujë disa vendbanime të Shkupit
Next Article BESA: Vazhdojmë të zgjërohemi, për një natë themeluam 5 nëndegë!

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?