By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Gaza, numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite rritet në 28.576
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Gaza, numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite rritet në 28.576
Bota

Gaza, numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite rritet në 28.576

admin
Last updated: 14/02/2024 13:09
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Ministria e Shëndetësisë në Gaza njoftoi se numri i palestinezëve të vrarë nga ofensiva vdekjeprurëse e Izraelit kundër Rripit të Gazës u rrit në 28.576 që nga 7 tetori, raporton Anadolu.

Deklarata e ministrisë, teksa sulmi kundër Gazës hyn në ditën e tij të 131-të, thekson se 68.291 njerëz të tjerë janë plagosur gjithashtu.

Në deklaratë theksohet se në 24 orët e fundit, ushtria izraelite kreu 11 masakra në të gjithë Rripin e Gazës, në të cilat lanë vrarë 103 persona dhe 145 të tjerë të plagosur.

“Shumë njerëz janë ende të bllokuar nën rrënoja dhe në rrugë, ndërsa shpëtimtarët nuk mund t’i arrijnë ata”, shtoi ai.

Izraeli ka goditur Rripin e Gazës që nga sulmi ndërkufitar nga grupi palestinez Hamas në tetor, në të cilin autoritetet izraelite thonë se janë vrarë afro 1200 izraelitë.

Sipas Kombeve të Bashkuara (OKB), lufta izraelite në Gaza ka çuar në zhvendosjen e brendshme të 85 për qind të popullsisë së enklavës në mes të mungesës akute të ushqimit, ujit të pastër dhe ilaçeve. Po ashtu 60 për qind e infrastrukturës së enklavës është dëmtuar ose shkatërruar.

Izraeli akuzohet për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND), e cila në një vendim të përkohshëm këtë janar urdhëroi Tel Avivi të ndalojë aktet gjenocidale dhe të marrë masa për të garantuar ofrimin e ndihmës humanitare për civilët në Gaza.

You Might Also Like

Ministria e Drejtësisë po heton mesazhin e Russell Brand nga burgu ku pretendon se ai nuk është fajtor

Tërheqja e forcave aleate në Jemen “trondit” Riadin, Arabia Saudite shkarkon komandantin e koalicionit

SHBA rrit praninë ushtarake në Lindjen e Mesme, aeroplanmbajtësja “USS Theodore Roosevelt” mbërrin në rajon

Trump: Mund të takohem edhe me Kim Jong Un në Kinë

Prodhimi industrial në Eurozonë shënon rritje në shtator, pas katër muajsh rënieje

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Ilham Aliyev bëri betimin për mandatin e ri si president i Azerbajxhanit
Next Article Rama sot në Bruksel, takohet me Charles Michel dhe presidenten e KE, zbardhen temat e diskutimit

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ministria e Drejtësisë po heton mesazhin e Russell Brand nga burgu ku pretendon se ai nuk është fajtor
Bota
Tërheqja e forcave aleate në Jemen “trondit” Riadin, Arabia Saudite shkarkon komandantin e koalicionit
Bota
SHBA rrit praninë ushtarake në Lindjen e Mesme, aeroplanmbajtësja “USS Theodore Roosevelt” mbërrin në rajon
Bota
Mërgim Lushtaku godet Kurtin: Gjashtë vjet na shite patriotizëm me “duaje tënden”, ndërsa rrymën e blinin nga Serbia
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?