By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Konkurs për ndarjen e bursave për studime deridiplomike jashtë vendit për vitin akademik 2024/2025
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Arsimi dhe Shkenca > Konkurs për ndarjen e bursave për studime deridiplomike jashtë vendit për vitin akademik 2024/2025
Arsimi dhe ShkencaMaqedoni

Konkurs për ndarjen e bursave për studime deridiplomike jashtë vendit për vitin akademik 2024/2025

admin
Last updated: 15/02/2024 17:57
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 15 shkurt – Ministria e Arsimit dhe Shkencës për vitin akademik 2024/2025 do të ndajë bursa për studime deridiplomike të ciklit të parë në vitin e parë në njërin nga dhjetë universitetet e ranguara nga të gjitha fushat, gjeegjësisht bursa për studime deridiplomike të ciklit të parë në vitin e parë nga fusha e shkencave teknikë, arkitetkturë, ndërtimtari, matematikë, të drejtë ndërkombëtare, ekonomi dhe financa, fizikë, biologji, kimi, shkencave të mjekësisë dhe gjenetikë në një nga njëqind universitetet më të ranguara, në përputhje me listën e shpallur të fundit të Qendrës për Universitete të Klasit Botëror në Universitetin Shanghai Xhio Tong.

Përfituesit të bursës i kompensohen shpenzimet për regjistrim me vlerë deri në 40.000 dollarë amerikanë në vit, të paguara me  valutën përkatëse sipas kursit mesatar të Bankës Popullore të Maqedonisë të Veriut në ditën e publikimit të këtij konkursi, një biletë avioni në fillim të studimeve, një bilet avioni pas përfundimit të studimeve apo një biletë aeroplani kthyese.

Bursa mujore bëhet në përputhje me Aktvendimin për përcaktimin e mënyrës së llogaritjes së shpenzimeve për bursë mujore për studentët që studiojnë jashtë vendit për vitin akademik 2024/2025 në ciklin e parë të studimeve (bazuar në Listën e Indekseve për shitjet me pakicë për shpenzimet e jetesës, e cila është publikuar nga autoritetet kompetente të Organizatës së Kombeve të Bashkuara).

Në konkurs është theksuar se kandidati i përzgjedhur me marrëveshje obligohet nëse ai e fiton bursën, për çdo vit të studimeve jashtë shtetit do të punojë dy vjet në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Pas përfundimit të studimeve dhe kthimit të kandidatit në Republikën e Maqedonisë së veriut është i obliguar gjashtë muaj të jetë në dispozicion për punësim në organet e administratës shtetërore si dhe në institucionet shtetërore të arsimit të lartë dhe institucionet shkencore ku pozita e tij e punës do të jetë e përkatëse me llojin dhe nivelin e kualifikimeve të tij arsimore.

“Në rast se kandidati vendos pas përfundimit të studimeve, të mos kthehet  në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe nuk përmbush obligimin nga pika 1, është e nevojshme t’i kthehej të gjitha mjetet e paguara të ndara për bursë në vlerë prej dhjetëfish më shumë se vlera e bursës, më së voni brenda një viti nga përfundimi i studimeve”, qëndron në konkurs.

Kandidati do të lirohet nga obligimi për t’u kthyer në Republikën e Maqedonisë së Veriut pas përfundimit të studimeve, nëse brenda tre muajve nga diplomimi punësohet në kompaninë  Fortune top 500 lista jashtë vendit. 

“Në raste të tilla, ai mund të qëndrojë jashtë vendit për një periudhë maksimale prej tre vitesh për të fituar përvojë korporative ndërkombëtare, pas së cilës është i obliguar të kthehet në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe të përmbush obligimin e përcaktuar në pikën 1”, qëndron në konkurs.

Afati për aplikimin e kandidatit për shfrytëzimin e bursës akademike për studimet e ciklit të parë jashtë vendit është më së voni 13.09.2024. Kandidatët të cilët i plotësojnë kushtet nga konkursi plotësojnë fletaplikim elektronik dhe ja bashkangjesin dokumentacionin përkatës https://e-uslugi.mon.gov.mk/.

You Might Also Like

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik

Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian

Presidentja e Indisë Murmu mbërinë për vizitë në Shkup, në aeroport e pret MPJ Mucunski

Lidhje Shqiptare: Shprehim solidaritetin tonë të plotë me të gjithë qytetarët e Gostivarit

600 mijë denarë nga komuna e Gostivarit për menaxhimin e situatës epidemike

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Pazari i Madh Ndërkombëtar i Xiangjiang-ut është plot me atmosferë të Vitit të Ri Kinez
Next Article Rikthehet kaosi, autobusët e NTP-së nuk do të qarkullojnë nesër

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik
Maqedoni TOP LAJM
Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian
Maqedoni
Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja
Kosovë
Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?