By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Ali Ahmeti: Bujar Osmani është kandidati i BDI-së për president të Maqedonisë së Veriut
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Ali Ahmeti: Bujar Osmani është kandidati i BDI-së për president të Maqedonisë së Veriut
MaqedoniRekomanduar

Ali Ahmeti: Bujar Osmani është kandidati i BDI-së për president të Maqedonisë së Veriut

admin
Last updated: 22/02/2024 12:06
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 22 shkurt – Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, sot në një prononcim në rrjetet sociale ka treguar se Bujar Osmani do të jetë kandidati i partisë së tij në zgjedhjet presidenciale.

Me sloganin “Jo Rusisë, po Evropës”, Ahmeti i ftoi qytetarët që ta përkrahin Bujar Osmanin për president të RMV-së, në mënyrë që siç tha, të ndalohet ndikimi i Rusisë.

Ahmeti tha se është koha që të ndryshohet edhe Kushtetuta për sa i përket zgjedhjes së presidentit, gjegjësisht presidenti të zgjidhet në Kuvend nga deputetët.

“Ariu polar, Rusia po na troket në derë dhe ka ndërhyrë në të gjitha poret e shoqërisë sonë dhe duke e ndikuar skenën partiake në vend. Rusia është prezente në partitë politike, në media, në shoqërinë civile dhe në çdo segment shoqëror, jo vetëm tek ne, por edhe në rajon. Putin dhe Lavrov deklaruan se anëtarësimi i RMV-së në NATO është vija e zjarrit”.

“Jemi dëshmitarë që na pamundësohet anëtarësimi në BE dhe të na rikthehet izolimi. Maqedonia është vend i vogël në udhëkryq të civilizimeve. Prandaj iu ftoj që të bëhemi bashkë ta zhvillojmë betejën e fundit të luftës së përjetshme dhe t’i themi bashkërisht ‘jo Rusisë, po Evropës’”, tha Ahmeti.

Ai gjithashtu ftoi deputetët që të miratojnë ndryshimet kushtetuese për përfshirjen e komunitetit bullgar në Kushtetutën e RMV-së.

Ndryshe, Bujar Osmani në garën për kryetar të shtetit si kundër kandidat do të ketë Arben Taravarin, i cili është propozuar nga partitë e bashkuara opozitare. Gjithashtu mbrëmë u konfirmuar se nga radhët e OBRM-PDUKM-së kandidate do të jetë Gordana Siljanovska, ndërsa këto ditë pritet që LSDM ta propozojë edhe për një mandat Stevo Pendarovskin.

You Might Also Like

Bexhet Musliu pyet Azir Aliun: Mbi çfarë rezultatesh kërkon të mbetesh ministër i Shëndetësisë? Nëse ke moral politik, tërhiqu

Bexhet Musliu pyet Azir Aliun / Edhe sa kohë duhet presin qytetarët, për parkingun në Qendrën Klinike në Shkup?

Mungojnë kapacitetet për kujdesin ndaj të moshuarve

Petrushevski: Servilizmi ndaj Sofjes po e fundos LSDM

Sindikatat kërkojnë kontrolle më të shtuara për punëtorët në ndërtimtari për shkak të temperaturave të larta

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Bastisje në Shtip, gjendet drogë – arrestohen dy persona
Next Article Pasi u largua nga “Prive”, Liberta shfaqet joshëse në pozat e reja nga plazhet e Kolumbisë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Bexhet Musliu pyet Azir Aliun: Mbi çfarë rezultatesh kërkon të mbetesh ministër i Shëndetësisë? Nëse ke moral politik, tërhiqu
Maqedoni TOP LAJM
Bexhet Musliu pyet Azir Aliun / Edhe sa kohë duhet presin qytetarët, për parkingun në Qendrën Klinike në Shkup?
Maqedoni TOP LAJM
Mungojnë kapacitetet për kujdesin ndaj të moshuarve
Maqedoni
Tensione në Romë, mijëra vetë marshojnë pro dhe kundër emigrimit
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?