By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Manoleva: Rritet interesimi për vaksina kundër kollës së mirë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Manoleva: Rritet interesimi për vaksina kundër kollës së mirë
Maqedoni

Manoleva: Rritet interesimi për vaksina kundër kollës së mirë

admin
Last updated: 22/02/2024 13:05
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 22 shkurt – Është rritur interesimi për vaksinim kundër pertusisit ose siç njihet në popull kollës së mirë, deklaroi sot zëvendësministrja e Shëndetësisë, Maja Manoleva, pas vizitës në poliklinikën “Jane Sandanski” në Shkup.

“Lajmi i mirë është se është rritur interesimi për vaksinim, ndërsa këtë e tregojnë edhe numrat. Për periudhën prej 01.01-08.02.2024 ka pasur 669 fëmijë të vaksinuar nga mosha parashkollore, në periudhën e ardhshme, gjegjësisht prej  09.02 – 21.02.2024 janë gjithsej 872 fëmijë të vaksinuar. Gjithashu, komplet të vaksinuar me pertusis në moshë shkollore në periudhën prej 01.01-08.02.2024 ishin 127 fëmijë, ndërsa në periudhën e ardhshme – 264 fëmijë”, informoi Manoleva. 

Mbrojtja shëndetësore parandaluese në poliklinikën “Jane Sandanski”, siç theksoi, është e organizuar në ordinanca për mbrojtje shëndetësore primare të fëmijëve parashkollorë deri gjashtë vjet me vaksinim, si dhe ordinanca për mbrojtje shëndetësore primare të fëmijëve në shkolla dhe të rinjve të moshës deri 18 vjeç. Në këtë mënyrë është organizuar edhe poliklinika në Draçevë.

Në këto poliklinika deri më 9 shkurt puna në ordinanca ishte e organizuar në një ndërrim prej orës 7:30 deri në ora 15:30 nga e hëna deri të premten, por pas udhëzimeve nga Ministria e Shëndetësisë, ordinanca për fëmijët parashkollorë në poliklinikën “Jane Sandanski” tani punon në dy ndërrime prej orës  07:30 deri në orën 20 dhe të shtunën prej orës 8 deri në orën 14. 

Shërbimet nga kjo pikë, siç theksoi ajo, punojnë intensivisht në gjetjen e fëmijëve të pavaksinuar kundër kollës së mirë dhe ata thirren për vaksinim. 

Lidhur me propozimin e Komisionit për Sëmundje Ngjitëse që të mos pranohen në kopsht fëmijët të cilët nuk janë të vaksinuar, Manoleva tha që të kërkohet përgjigje në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale. 

“Për këtë do të duhet të pyesni MPPS-në. Unë mendoj se ISHSSH ka pasur disa kontrolle, por ju do të më lini hapësirë ​​për të kontrolluar atë informacion nëse ka pasur kontrolle në kopshtet e fëmijëve dhe nëse pranohen vetëm fëmijët e vaksinuar. Mendoj se përfshirja, rritja e përfshirjes me vaksinim është kyçe për të përballuar të gjithë situatën, por, gjithsesi edhe të gjitha rekomandimet e tjera që Komisioni i Sëmundjeve Ngjitëse ka bërë në mënyrë që ne të mund të përgjigjemi siç duhet, jo vetëm në këtë periudhë të muajit – dy, por edhe në periudhat e ardhshme të cilat mund të jenë kritike për përhapjen e kësaj sëmundjeje”, tha Manoleva.

Zëvendësministrja edhe një herë ju bëri thirrje prindërve që t’i vaksinojnë fëmijët e tyre, sepse, siç nënvizoi, ajo është preventiva e vetme e sigurt dhe mbrojtja më e mirë nga kjo sëmundje. 

You Might Also Like

Shteti nxjerr në shitje 990 automjete të dëmtuara, shiten si hekurishte dhe ja kushtet për blerje

Buçkovski: Konflikti i 2001-shit, s’filloi vetëm për të drejtat e shqiptarëve, por edhe për ndarjen e Maqedonisë

Spitalet në Kërçovë, Tetovë dhe Shtip nuk do të ndërtohen me kredinë britanike, por me kredi nga Banka Botërore dhe BEI

Dorëhiqet drejtori i Shtëpisë së Shëndetit në Strugë, dr. Arben Labenishti

Plani për ndarjen në vitin 2001 dështoi për shkak të vlerësimit të Pentagonit se ishte i pamundur pa gjakderdhje të madhe

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Mijallkov lirohet nga akuzat në rastin “Thesari”, në gjykimin e parë u dënua me tetë vite burg
Next Article Vendimi për dinarin, BE konfirmon ftesën për Kurtin dhe Vuçiçin

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Shteti nxjerr në shitje 990 automjete të dëmtuara, shiten si hekurishte dhe ja kushtet për blerje
Maqedoni TOP LAJM
Objekti i panjohur shkel hapësirën ajrore të Moldavisë
Bota
Letonia kërkon 7 miliardë euro nga BE-ja për të përballuar pasojat e luftës së Rusisë
Bota
Huthit sulmojnë një anije në Detin e Kuq
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?