By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Manastirliu në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja: Tre laboratorë të rinj dhe platformë interaktive për punësimin e studentëve
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Manastirliu në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja: Tre laboratorë të rinj dhe platformë interaktive për punësimin e studentëve
Shqipëri

Manastirliu në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja: Tre laboratorë të rinj dhe platformë interaktive për punësimin e studentëve

admin
Last updated: 22/02/2024 14:23
By admin 5 Min Read
Share
SHARE

Në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu dhe Rektori i Universitetit të Tiranës, Artan Hoxha, përuruan tre laboratorë të rinj, që u vijnë në ndihmë studentëve gjatë viteve të studimit si dhe ngritjen e  një platforme interaktive për punësimin e studentëve të këtij fakulteti.

Konkretisht një nga laboratorët që është ndërtuar falë investimit të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe Agjencia Kombëtare të Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit (AKKSHI), do të përdoret për ngritjen e infrastrukturës për programin e studimit bachelor në përkthimin e gjuhës së shenjave shqipe.

Po ashtu edhe dy laboratorët e tjerë digjitalë, të cilët janë në shërbim të studentëve të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja.
“Për herë të parë do të kemi një program të ciklit të parë bachelor në interpret të gjuhës së shenjave dhe jam e bindur që menjëherë do të kemi një aplikim për të hapur edhe ciklin e dytë të studimeve master, për të krijuar kështu mundësinë për të patur për herë të parë interpret të gjuhës së shenjave të diplomuar.  Ky është një program unik në Shqipëri, por edhe një program unik sa i përket vendeve të Ballkanit dhe besoj që do të jetë një burim frymëzimi edhe për institucionet e tjera të arsimit të lartë në vend, një eksperiencë për t’u ndarë edhe me institucione të tjera përtej kufijve të Shqipërisë”, tha Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu.

Këto laboratorë do të ndihmojnë në trajtimin e një kurrikule bashkëkohore të gjuhës së shenjave shqipe dhe ndërkombëtare, duke shtuar kapacitetet e mësuesve dhe përkthyesve të rinj. Për më tepër, ata do të mundësojnë zhvillimin e mësimit në distancë, duke përforcuar lidhjet mes studentëve dhe profesorëve.

Investimi në infrastrukturë shkencore është një hap i rëndësishëm i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit për të lehtësuar përpjekjet e kërkimit shkencor dhe për të përgatitur studentët për sfidat e tregut të punës.
Kjo përfshin edhe ngritjen e një platforme të punësimit në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, platformë, e cila do të ndihmojë në lidhjen mes studentëve dhe kompanive për mundësi punësimi dhe zhvillim projektesh praktike.

“Kurorëzojmë sot edhe punën e madhe që është bërë nga ju edhe me mbështetjen e MAS dhe AKKSHI, të ngritjes së një platforme interaktive të punësimit të studentëve të gjuhëve të huaja, një platformë interaktive me biznesin. Ne tashmë edhe për vitin 2024 kemi hapur thirrjen për aplikim për kërkimin dhe zhvillimin shkencore dhe gjithashtu edhe për infrastrukturën e kërkimit shkencor dhe për programin e kombinuar të kërkimit shkencor me biznesin, pra akademi- biznes. Kjo platformë është fryt i këtij programi, pra platforma ndërvepruese e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja dhe biznesit, i cili tashmë është i hapur, është online për të gjithë studentët.  Jam e bindur që është një bazë shumë e mirë dhe një platformë shumë e mirë edhe për t’u hapur në drejtime të tjera, sepse ky program mundëson që edhe për degët e tjera të studimit edhe për fakultetet e tjera të Universitetit të Tiranës, të mundet që të bëhet një platformë e përbashkët e punësimit të studentëve”, tha Manastirliu.

Kjo platformë përputh kërkesat e biznesit me profilin dhe aftësitë e studentëve sidomos në sektorin e turizmit, ku kërkesat për interpretë të gjuhëve të ndryshme janë të larta, dhe kjo platformë pritet të ofrojë zgjidhje të shpejta dhe efikase për të gjithë palët e interesuara.

Në të njëjtën kohë, investimet në sektorin e arsimit dhe kërkimit shkencor vazhdojnë të jenë një prioritet të MAS. Për vitin 2024, fondet për thirrjet e kërkimit shkencor dhe për infrastrukturën në universitete janë rritur me më shumë se 4 milion euro. Kjo synon të zhvillojë k…

You Might Also Like

Spahia: PD, kërkesë për mocion me debat për situatën në shërbimin Onkologjik

Bashari: Gjatë 2024-ës iu nënshtruan kontrollit të deklarimit të pasurive 817 subjekte

Balla: PD të distancohet nga ata që kërcënojnë gjyqtarët e prokurorët te dera e SPAK

Vendimi i Kushtetueses, Celibashi: Pezulluam çdo veprim për zgjedhjet në Tiranë, vijojnë përgatitjet për 5 bashkitë e tjera

Konferenca e Mbrojtjes Kibernetike të NATO-s, Vengu: Shqipëria, rritje të investimeve

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Të premten nisin shirat, diku edhe me shtrëngata
Next Article Xhaferi: Bashkëjetesa mësohet që në moshën më të hershme

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?