By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Lista e zëvendëspresidentit të Donald Trump ngre pyetje
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Lista e zëvendëspresidentit të Donald Trump ngre pyetje
Bota

Lista e zëvendëspresidentit të Donald Trump ngre pyetje

admin
Last updated: 22/02/2024 14:48
By admin 5 Min Read
Share
SHARE

Donald Trump sugjeroi që të paktën gjashtë emra janë në listën e tij për të qenë zëvendëspresidenti i tij potencial gjatë një interviste për Fox News.

Gjatë takimit elektoral në Karolinën e Jugut të martën, prezantuesja Laura Ingraham e pyeti Trump-in rreth gjashtë kandidatëve të mundshëm: Ron DeSantis, Vivek Ramaswamy, Byron Donalds, Kristi Noem, Tim Scott dhe Tulsi Gabbard.

“A janë ata të gjithë në listën tuaj të ngushtë?” pyeti ajo.

Trump u përgjigj: “Janë… sinqerisht të gjithë ata janë të mirë. Janë të gjithë të mirë, të gjithë janë solidë.”

Konteksti

Trump është kryesuesi i Partisë Republikane aktualisht me 77.7 për qind në rang kombëtar, sipas një mesatareje të paraqitur nga faqja e internetit FiveThirtyEight. Sipas një sondazhi të Morning Consult me 6321 votues të regjistruar, që u krye nga 17 deri më 19 shkurti, republikani është në 45 për qind dhe presidenti demokrat Joe Biden është 41 për qind.

Çfarë dimë

Deri në intervistën e Fox News, Trump kishte qenë i rezervuar për të zbuluar zgjedhjen e tij të mundshme për zëvendëspresident.

Ai e kishte kritikuar vazhdimisht DeSantisin, i cili u largua nga gara paraprake republikane para se të mbështeste Trump, duke e quajtur atë Ron DeSanctimonious.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Scott, senatori i Karolinës së Jugut, u largua nga gara për Shtëpinë e Bardhë në nëntor dhe mbështeti Trump-in.

Noem, guvernatori i Dakotës së Jugut, është një tjetër besnike e Trump-it me lidhje të ngushta me lëvizjen MAGA.

Ramaswamy gjithashtu kandidoi në zgjedhjet paraprake të Partisë Republikane dhe tani ka mbështetur Trump-in.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Gabbard, një ish kongresmene demokrate që kandidoi për presidente në vitin 2020, që atëherë është bërë një person që del rregullisht në mediat konservatore.

Kongresisti Donalds, një republikan nga Florida, në të kaluarën e ka përshkruar veten si “një i zi që mbështet Trump, zotëron armë, është liridashës, pro jetës, politikisht jokorrekt”.

Duke shkruar në X, komentuesit në internet vunë në dyshim se kë mund të zgjidhte Trump-i, pas daljes së tij në Fox News. Disa pyesnin veten pse nuk përmendej kongresistja Elise Stefanik e Nju Jorkut, e cila ishte përfolur se ishte në listën e Trump-it.

“Elise Stefanik nuk u përmend,” tha një përdorues i X.

Një tjetër pyeti pse Keri Lake, i cili kandidon për Senatin në Arizona dhe e ka mbështetur vazhdimisht Trump-in, nuk ishte në listë. Një përdorues i X shkroi: “Nuk është Keri Lake?”

“Shikoni kur të zgjedhë Keri Lake papritmas në sekondën e fundit,” tha një tjetër.

Ish-prokurori federal Ron Filipkowski, një kritik i madh i Trump-it, vuri në dyshim nëse pranimi i listës së Ingraham-it nga Trump-i ishte i barabartë me shpalljen e tij të një liste të ngushtë.

“Pra, meqë Trump mbështet listën e emrave të Laurës, ju mendoni se zgjedhja e tij është mes atyre emrave?” tha ai. “Unë nuk po bëj një punë shumë të mirë atëherë.”

Pikëpamjet

Christopher Devine, një profesor i asociuar i shkencave politike në Universitetin e Dayton-it, Ohio, dhe autor i librit “Do Running Mates Matter?: The Influence of Vice Presidential Candidates in Presidential Elections”, ka sugjeruar se jemi në “sezonin e garës së zëvendëspresidentëve”.

“Është ende herët dhe nuk pres që Donald Trump ta marrë vendimin e tij deri në verë”, tha Devine për Newsweek.

“Por kjo nuk do t’i ndalojë aspirantët për zëvendëspresident që të bëjnë audicione për rolin. Dhe komiteti elektoral ua jep atyre skenën për ta bërë këtë.”

Ç’pritet më tej?

Kandidatët presidencialë zakonisht zgjedhin kandidatët e tyre në ditët dhe javët para konventave të partisë. Deri atëherë, spekulimet se kush do të jetë kandidati i Trump-it do të mbeten thjesht spekulime.

You Might Also Like

Koalicioni qeverisës japonez drejt shpërbërjes

Armëpushimi, Gjermania hap rrugën për rindërtimin e Gazës, jep 29 milionë euro ndihmë humanitare

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.6 godet Filipinet, alarm për cunami

Trump: I kam dhënë fund 8 konflikteve, por nuk e bëra për Nobelin

Izraeli miraton planin e Trump për armëpushimin në Gaza

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article VLEN: BDI për një mandat ka shpenzuar 46 milionë euro në kazino
Next Article Manoleva: Prindërit e Leonidit nuk kërkuan mendim nëse rehabilitimi i tij mund të kryhet në institucionet tona

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?