By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Agjencia për Zbatimin e Gjuhëve: Bankat private nuk e kanë detyrim ligjor përdorimin e gjuhës shqipe
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Agjencia për Zbatimin e Gjuhëve: Bankat private nuk e kanë detyrim ligjor përdorimin e gjuhës shqipe
Maqedoni

Agjencia për Zbatimin e Gjuhëve: Bankat private nuk e kanë detyrim ligjor përdorimin e gjuhës shqipe

admin
Last updated: 22/02/2024 14:59
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 22 shkurt – Iniciativa qytetare “Më mirë për Tetovën” dje ngriti çështjen e diskriminimit të qytetarëve shqiptarë nga bankat në Maqedoninë e Veriut. Elmedina Abdullahi nga kjo iniciativë tha se atyre nuk u është pranuar një dokument zyrtar në gjuhën shqipe, në procedurën për hapjen e xhirollogarisë.

Ndërsa nga Banka Popullore për Portalb.mk theksojnë se përdorimi i gjuhëve në vendin tonë rregullohet me Ligjin për përdorimin e gjuhëve, ndërsa agjencia përgjegjëse për promovimin, mbrojtjen dhe aplikimin uniform të gjuhës zyrtare të cilën e flasin së paku 20% e qytetarëve të Republikës së Maqedonia e Veriut dhe shkrimin e saj është Agjencia për Zbatimin e Gjuhës.

“Mbikëqyrjen mbi zbatimin e këtij ligji e kryen Inspektorati për përdorimin e gjuhëve”, theksuan nga Banka Popullore.

Megjithatë nga Agjencia për Zbatimin e Gjuhës (AZGj) për Portalb.mk theksojnë se Banka Popullore me të cilën AZGj ka bashkëpunim, e përdor gjuhën shqipe në të gjitha veprimet e saja bankare në përputhje me Ligjin e Përdorimit të Gjuhëve.

“Ndërsa bankat e nivelit të dytë janë me kapital privat dhe nuk kanë detyrim ligjor për ta përdorur gjuhën shqipe. Kaq mund të themi për pyetjen tuaj”, theksuan nga Agjencia për Zbatimin e Gjuhëve.

Dje nga iniciativa MMPT thanë se kanë dorëzuar kërkesë në Komisionin për Mbrojtje nga Diskriminimi dhe në Drejtorinë për Mbrojtjen e Konsumatorëve për të ndaluar diskriminimin ndaj konsumatorëve shqiptarë.

“Beteja me institucionet për gjuhën shqipe po vazhdon. Pas regjistrimin si subjekt juridik, ne si shoqatë jemi drejtuar te bankat për të hapur llogari bankare. Për këtë kemi shfrytëzuar dokumentin zyrtarë në gjuhën shqipe që e kemi marrë nga Regjistri Qendror dhe kemi hasur në praktika diskriminuese që kanë të bëjnë me adaptimin e gjuhës shqipe. Shqetësimi ynë është se bankat e RMV-së nuk pranojnë dokument zyrtar në gjuhën shqipe. Nga ne është kërkuar që të njëjtin dokument ta përkthejmë dhe noterizojmë për ta vazhduar procesin e hapjes së llogarisë bankare. Bankat pranojnë dokumentet në gjuhën angleze, ndërsa jo ato në gjuhën shqipe”.

“Disa banka as ueb-faqet nuk i kanë në gjuhën shqipe. Vlerësojmë që mungesa e gjuhës shqipe në shërbimet e tyre është praktikë diskriminuese. Gjithashtu konsiderojmë që është në dobi të tyre që të ndjekin praktika inkluzive dhe të ofrojnë shërbime më të mira për klientët e tyre. Kemi pranuar ankesa nga qytetarët që janë detyruar të përkthejnë dokumentet e tyre”, tha Elmedina Abdullahi.

Ajo i bëri thirrje edhe kryeministrit teknik Talat Xhaferi që të parandalojë çdo formë të diskriminimit të gjuhës shqipe.

You Might Also Like

Spasovski: Pa analizë të thellë dhe reforma reale, LSDM nuk do ta rikthejë besimin e qytetarëve

Kasami në Top Channel: Provimet profesionale do të jepen në gjuhën shqipe, Fillkov nuk mund ta ndalojë këtë proces

Saveski në Sarajevë: Bashkëpunimi rajonal kyç në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit

Këshilli Gjyqësor/ 7 kandidatë në garë për anëtar të ri

Zjarri në deponinë e Radovishit ende aktiv, autoritetet me apel urgjent për qytetarët

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Ylli i Paris Saint-Germain dëshiron të ndjekë Mbappen në Real Madridi
Next Article Krasniqi takohet me diplomatët evropianë, iu kërkon heqjen e sanksioneve ndaj Kosovës

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Spasovski: Pa analizë të thellë dhe reforma reale, LSDM nuk do ta rikthejë besimin e qytetarëve
Maqedoni
Bie nga shkallët, lëndohet rëndë punonjësja e Gjinekologjisë së Çairit
Kronika
Haga lëshon urdhërarrest për ministrin izraelit
Bota
Trazira në Bolivi, bankat mbyllin degët në kryeqytetin La Paz mes demonstratave antiqeveritare
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?