By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Mbappe i ka kërkuar Florentino Perezit që t’ia transferojnë edhe shokun e ngushtë te Real Madridi – ka një skenar se si të ndodhë kjo gjë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Sport > Mbappe i ka kërkuar Florentino Perezit që t’ia transferojnë edhe shokun e ngushtë te Real Madridi – ka një skenar se si të ndodhë kjo gjë
Sport

Mbappe i ka kërkuar Florentino Perezit që t’ia transferojnë edhe shokun e ngushtë te Real Madridi – ka një skenar se si të ndodhë kjo gjë

admin
Last updated: 04/03/2024 15:35
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Kylian Mbappe pritet t’i bashkohet Real Madridit nga sezoni i ri si futbollist i lirë, pasi kontrata me Paris Saint Germain do t’i skadoj më 30 qershor.

Megjithatë Mbappe duket se nuk do të shkoj i vetëm në kryeqytetin spanjoll pasi me vete do ta marrë edhe vëllanë e tij Ethan Mbappe i cili gjithashtu do të mbetet i lirë në fund të sezonit.

Por kjo nuk është e tëra, pasi francezi duket se i ka kërkuar një nderë presidentit të Real Madridit, Florentino Perez për ta transferuar edhe mikun e tij më të ngushtë Achraf Hakimi në Santiago Bernabeu.

Francezi dhe marokeni kanë lidhur një miqësi të ngushtë prej tre vitesh prej kur Hakimi iu bashkua parisienëve nga Interi.

Megjithatë mbrojtësi i djathtë që ka dalë nga akademia e Real Madridit ka kontratë me parisienët deri në verën e vitit 2026 dhe do të jetë shumë e vështirë që një gjë e tillë të ndodhë.

Por Le10sport ka raportuar se Real Madridi ka një plan konkret se si ta rikthejë marokenin në Santiago Bernabeu.

Duket se Reali nuk do të tentojë transferimin e tij këtë verë, por do të futet fuqishëm në garë në verën e vitit 2025.

Nëse PSG nuk e lejon largimin e mbrojtësit të djathtë në vitin 2025, atëherë plani është që Hakimi mos të vazhdoj kontratën dhe në vitin 2026 si lojtar i lirë të bashkohet me klubin e tij të ëndrrave Real Madrid. 

You Might Also Like

Gjiganti turk ofron 45 milionë euro për Martinellin

Fenerbahçe zyrtarizon Lukakun, belgu: Jam 100 për qind gati

Mourinho këmbënguli për transferimin e ri, nuk donte asnjë alternativë tjetër te Real Madridi

“Qëndro i fortë, Leo” – Ronaldo i dërgon Messit mesazhin prekës

“Dua të largohem”, Julian Alvarez i kërkon Simeones transferimin te Barcelona

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Chiara Ferragni konfirmon se ka një krizë në marrëdhënien me Fedez
Next Article Konjfuca: Qeveria mund ta propozojë një draft-statut të Asociacionit

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Jeta e vështirë e 71 vjeçares nga Kërçova që vrau burrin, e dënuar me 20 vite burg dhe e falur pas 17 vitesh
Maqedoni
Marta Kos: KE-ja së shpejti do të paraqesë propozime për t’u përgatitur për një BE më të madhe
Maqedoni Shqipëri
Situata me zjarret është përkeqësuar ndjeshëm
Maqedoni TOP LAJM
Eklipsi i plotë diellor mbërrin në Islandë, spektakël i rrallë në qiell
Kuriozitete

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?