By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Bankat në hall nga paratë false, detektohen disa mijëra euro të tilla në ‘NLB’
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Ekonomi > Bankat në hall nga paratë false, detektohen disa mijëra euro të tilla në ‘NLB’
Ekonomi

Bankat në hall nga paratë false, detektohen disa mijëra euro të tilla në ‘NLB’

admin
Last updated: 04/03/2024 15:52
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Trendi i parave të falsifikuara po vazhdon të ‘lulëzojë’ në Kosovë, ku qindra e mijëra euro fals vihen përditë në qarkullim në treg. Rastet e tilla raportohen kryesisht nga zyrtarët e bankave në vend, teksa monedha që po ‘tmerron’ të gjithë është ajo 2 euroshe.

Një rast i tillë është raportuar gjatë ditës së djeshme nga një zyrtar i bankës ‘NLB’ në Prishtinë, i cili ka njoftuar se janë detektuar disa kartëmonedha dhe monedha metalike që dyshohet të jenë të falsifikuara, e të cilat janë depozituar në bankë në një interval kohor prej 3 muajsh.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë bëjnë me dije se bëhet fjalë për një shumë rreth 2 mijë euro, prej tyre disa 100-she, disa 50-she dhe 20-she si dhe qindra monedha nga dy euro.

Paratë që dyshohet se janë të falsifikuara janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale dhe me urdhër të prokurorit është iniciuar rasti ‘Falsifikim i parasë’.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

“Ankuesi mashkull kosovar, zyrtar i një banke, ka njoftuar se në intervalin kohor 3 mujorë në bankë janë deponuar kartëmonedha dhe monedha të ndryshme në vlerë totale prej 2053 euro që dyshohet se janë të falsifikuara. Nuk raportohet për të arrestuar. Rasti në hetime”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Si masa preventive për ‘shpëtimin’ nga 2 eurot false, shumë biznese në Kosovë kanë filluar të mos pranojnë pagesa me këto monedha.

Ndryshe, se falsifikimi i parasë është vepër penale dhe sanksionohet sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Kushdo që prodhon para të falsifikuara me qëllim për t’i vënë në qarkullim si të vërteta, dënohet me burgim prej një deri në dhjetë vjet.

You Might Also Like

MF: 41 projekte të reja prioritare për investime publike

Protestë e re e bujqve në Strumicë

Bie ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoni

Inflacioni shkon në 3,4% në korrik, transporti kryeson rritjen e çmimeve me 8%

Ministria e Energjisë: Sistemi elektroenergjetik në vend është stabil dhe i sigurt

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Kurti me aktivitete të shumta, pas kthimit në Kosovë – Nuk ka kohë të flasë për gazetarët
Next Article VLEN: BDI me politikat destruktive nxorri në rrugë elitën intelektuale shqiptare

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ferati-Columbia: Rinia dhe reformat drejt BE-së në fokus të takimit
Maqedoni TOP LAJM
Zelenskyt “i rrëshqet kurora nga koka”, del i katërti në listën e figurave më të besuara në Ukrainë
Bota
SHGM kërkon veprim urgjent për shkak të kërcënimeve direkte për jetë ndaj Erol Rizaovit
Maqedoni
Paris Hilton tërheq vëmendjen në bikini gjatë pushimeve familjare në Itali
Showbizz

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?