By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Haaland: Do të them diçka që do të përfundojë në faqet e para të mediave
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Sport > Haaland: Do të them diçka që do të përfundojë në faqet e para të mediave
Sport

Haaland: Do të them diçka që do të përfundojë në faqet e para të mediave

admin
Last updated: 05/03/2024 16:00
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Erling Haaland ishte në konferencën për shtyp përpara ndeshjes së dytë të fazës së 1/8-tës mes Manchester City dhe Copenhagen, e cila do të zhvillohet në Etihad Stadium të mërkurën në orën 21:00. Skuadra e Pep Guardiolës fitoi 3-1 në ndeshjen e parë.

Gazetarët e pyetën Haaland, i cili mbërriti në City nga Borussia Dortmund në verën e vitit 2022, për thashethemet se ai do të nënshkruajë me Real Madridin në vitin 2025.

Kontrata e tij aktuale me klubin e Mançesterit është e vlefshme deri në verën e vitit 2027 dhe Transfermarkt vlerëson vlerën e tij në 180 milionë euro.

“Jam shumë i lumtur, veçanërisht me njerëzit nga të cilët jam i rrethuar: trajneri, drejtorët, drejtuesit…”, ka thënë fillimisht Haaland në konferencë.

“Unë do të them diçka që do të përfundojë në faqet e para të mediave – nuk e dini kurrë se çfarë të pret e ardhmja”.

“Ju mund ta shkruani këtë, por gjithashtu duhet të shkruani gjithçka që thashë në fillim, që është se unë jam i lumtur tani”.

Kur u pyet për nënshkrimin e një kontrate të re me Cityn, norvegjezi shtoi se është i fokusuar në fushë.

“Unë jam i fokusuar në fushë. Kemi shumë ndeshje. Dy ditë më parë ishte një derbi, e radhës është Liga e Kampionëve dhe të dielën do të luajmë me Liverpoolin. Kështu që unë duhet të fokusohem në të gjitha këto”, përfundoi norvegjezi.

Haaland shënoi 28 gola dhe gjashtë asistime në 31 ndeshje këtë sezon. Sezonin e kaluar, ai shënoi 52 herë në 53 paraqitje dhe fitoi Ligën e Kampionëve, Ligën Premier dhe Kupën FA. 

- Advertisement -
Ad imageAd image

You Might Also Like

Kosova sonte synon fitore ndaj Sllovenisë

FFK-ja gjobitet për “shkelje të lehtë” në ndeshje me Suedinë

Infantino sot në Kosovë, FFK: Ditë e madhe për vendin tonë

Enis Bardhi bëhet baba

Lavdrim Kasami ftohet në Kombëtaren U19 për miqësoret kundër Irlandës

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Mendoni se i keni parë të gjitha? Mund të jetë gjithmonë më e çmendur
Next Article Pendarovski e nënshkroi Dekretin për shpallje të Ligjit për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për shërbime audio dhe audiovizuale mediatike

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?