By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Cilat janë shkaqet që Maqedonia e Veriut kategorizohet si vend jo i lirë?
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Analiza > Cilat janë shkaqet që Maqedonia e Veriut kategorizohet si vend jo i lirë?
AnalizaMaqedoniRekomanduarTOP LAJM

Cilat janë shkaqet që Maqedonia e Veriut kategorizohet si vend jo i lirë?

admin
Last updated: 05/03/2024 19:27
By admin 7 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 5 mars – Një prej organizatave më të rëndësishme ndërkombëtare “Freedom House” ka bërë publik raportin për Maqedoninë e Veriut dhe shtetet tjera në të cilin konstatohet se Maqedonia e Veriut vijon të mbetet si shtet “pjesërisht i lirë”. Kjo flet qartazi se Maqedonia e Veriut ka stagnuar në vend, dhe po i pëlqen pozita e të qenurit pjesërisht i lirë. Kushti për të pasur rezultate të mira është çlirimi dhe pavarësimi gjyqësorit. Kjo mbase orienton rezultatet në drejtim të lirive të qytetarëve. Korrupsioni dhe transparenca problematikat kryesore të vendit që në të njëjtën kohë shkaktojnë edhe pengesa si në integrim ngjashëm edhe në raporte tjera ndërkombëtare. Trajtimi i barabartë përballë ligjit për të gjithë qytetarët pa dallim kjo situatë tani për tani mund të jetë vetëm çështje imagjinare dhe jo reale. Sepse, në Maqedoninë e Veriut qytetarët përballë ligjit vendosen varësisht cilës etni i përkasin, shkruan Zhurnal.

“Fridom haus”: Liria globale po përkeqësohet, Maqedonia e Veriut mbetet në kategorinë e vendeve pjesërisht të lira

Liria globale vazhdoi të përkeqësohet në vitin 2023, që është trend i cili ka vazhduar për 18 vjet me radhë, njofton “Fridom haus” në raportin e saj vjetor të sapo publikuar “Liria në botë”.

Maqedonia e Veriut, siç transmeton Zëri i Amerikës në gjuhën maqedonase, mbetet në kategorinë e vendeve pjesërisht të lira në shoqërinë me Shqipërinë, Kosovën, Serbinë, Malin e Zi, Bosnje dhe Hercegovinën, Hungarinë, Ukrainën dhe Moldavinë.  Rënie më të madhe për dhjetë vitet e fundit nga shtetet e rajonit kanë Serbia e cila shënoi rënie prej 21 pikësh, si dhe Bosnje dhe Hercegovina me një rënie prej 10 pikësh.

Manipulimet zgjedhore, luftërat dhe sulmet ndaj pluralizmit janë shtytësit kryesorë të rënies globale, sipas “Fridom haus”. Pothuajse 38 për qind e njerëzve në botë tani jetojnë në vende të vlerësuara si jo të lira, 42 për qind jetojnë në vende pjesërisht të lira dhe vetëm 20 për qind jetojnë në vende të lira.

“Liria globale ka bërë hapa të mëdha prapa në vitin 2023. Bota përballet me një tjetër provë kyçe në vitin 2024, si për shembull shkaku i shumicës së konflikteve të armatosura duke përfshirë Evropën Lindore, Kaukazin Jugor dhe Lindjen e Mesme, në pjesën më të madhe të popullsisë globale do t’i mohohen liritë themelore në vitet në vijim e cila në fund do të ndikojë në paqen, prosperitetin dhe sigurinë”, tha Majkëll Xhej Abramovic, kryetar i “Fridom haus”.

Invazioni rus i Ukrainës vazhdoi për një vit të dytë, duke degraduar më tej të drejtat themelore në territoret e okupuara dhe duke shkaktuar një shtypje më intensive brenda vetë Rusisë. Mohimi i të drejtave politike dhe lirive civile në territoret kontestuese ka kufizuar lirinë në disa vende, duke përfshirë disa demokraci, thekson “Fridom haus”. 

“Represioni në territoret kontestuese është kryer kryesisht nga regjimet autokrate, por qeveritë e zgjedhura në mënyrë demokratike të Izraelit dhe Indisë kanë kontribuar në shkeljet e të drejtave themelore në Bregun Perëndimor dhe Rripin e Gazës dhe në Kashmirin e administruar nga India”, theksohet në raport.

“Ky vit do të jetë vendimtar për shoqëritë demokratike dhe përpjekjet e tyre për të çuar përpara kauzën e lirisë në mbarë botën. Mbrojtja e të drejtave të atyre në territoret kontestuese, forcimi i masave mbrojtëse për zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe reagimi i shpejtë ku liderët antidemokrat kërkojnë të përmbysin qeveritë e zgjedhura janë vetëm disa nga veprimet që duhen ndërmarrë vazhdimisht për të ndalur rënien globale”, deklaroi Jana Gorohovskaja, bashkëautore e raportit dhe drejtoreshë kërkimore për strategjinë dhe dizajnin në “Fridom haus”. 

- Advertisement -
Ad imageAd image

Në vende si Kamboxha, Guatemala, Polonia, Turqia dhe Zimbabve, presidentët aktual janë përpjekur të kontrollojnë konkurrencën elektorale, të pengojnë kundërshtarët e tyre politik ose t’i pengojnë ata të marrin pushtetin pas ditës së zgjedhjeve. Përpjekje të tilla kanë dështuar veçanërisht për të bllokuar ndryshimet e qeverisë në Guatemalë dhe Poloni, theksohet në raport.

“Fridom haus” rekomandon, ndër të tjera, të sigurojë mbështetje të qëndrueshme dhe financim fleksibël për ata që janë në vijën e parë të luftës kundër tiranisë, të respektojnë të drejtat e njerëzve që jetojnë në territoret kontestuese të mbrojnë zgjedhjet e lira dhe të ndershme në vitin 2024, për t’iu përgjigjur vazhdimisht përpjekjeve për të përmbysur qeveritë e zgjedhura në mënyrë demokratike, si dhe për të mbrojtur aktivistët e të drejtave të njeriut në mërgim. Liria në botë përfshin rezultate dhe raporte të detajuara mbi të drejtat politike dhe liritë civile për 195 vende dhe 15 territore në mbarë botën. 

Në Maqedoninë e Veriut secili politikan i dytë fletë për të drejta dhe liri të qytetarëve, por kur vjen në shprehje transparenca dhe llogari dhëni atë gjithë stepen dhe nuk ndërmarrin asnjë veprim konkret në këtë drejtim. Mes tjerash Maqedonia e Veriut do të ketë edhe regres përderisa gjyqësia në vend vepron dhe merr vendime varësisht përkatësisë etnike.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Të gjithë qytetarët të barabartë përballë ligjit kjo tezë nuk vlen dhe nuk hy në punë në RMV pasi shumica e ligjeve janë përzgjedhës të qytetarëve se cilës etni i takojnë. Gjyqësia duhet të pavarësohet njëherë e përgjithmonë dhe qytetarët duhet të ndihen të lirë e të barabartë në vend, vetëm në këtë formë mund të arrihet progresi i dëshiruar. /Zhurnal.mk

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Bojmacaliev: Është e palejueshme që qytetarët të paguajnë dhe pasaportat e gatshme të mos u jepen, kontrolli i brendshëm po heton rastin
Next Article BE do të nis investimin në industrinë ushtarake, a do të përfshihet edhe RMV në këtë strategji?

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?