By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Nga mbledhja e 9-të e Qeverisë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Nga mbledhja e 9-të e Qeverisë
Maqedoni

Nga mbledhja e 9-të e Qeverisë

admin
Last updated: 05/03/2024 22:08
By admin 6 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 5 mars – Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut e miratoi tekstin e Propozim-ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për media.

Ndër qëllimet kryesore të ndryshimeve dhe plotësimeve është mbështetja e gazetave nacionale të cilat kanë probleme serioze me shpenzimet e larta të shtypjes dhe shpërndarjes, si pasojë e çmimit të lartë të letrës dhe rritjes së çmimeve të derivateve dhe duke pasur parasysh se mediat kanë një rol të madh në zhvillimin e kapaciteteve demokratike të shtetit, avancimin e ekonomisë, zhvillimin e normave dhe standardeve etike të gazetarisë, kontributin drejt hapjes së debateve për çështjet me interes publik.

Me ndryshimet dhe plotësimet, siç është shpjeguar nga propozuesi, Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, rregullohen: ndihma financiare e njëhershme që do ta merrnin mediat e shkruar nga ana e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, mënyra e publikimit të thirrjes publike deri te mediat e shkruara, si dhe shuma në përqindje që do ta mbulojë Qeveria në pjesën e shpenzimeve për shtypjen dhe shpërndarjen e gazetave; e drejta për pjesëmarrje dhe kushtet që duhet të plotësojë media e shkruar; ndërsa është paraparë edhe themelimi i Komisionit që është kompetent që të vendosur sa i përket kërkesave të parashtruara.

Qeveria deri më tani ka mbështetur mediat e shkruar përmes miratimit të Programit për mbështetjen e shtypjes dhe shpërndarjes së mediave të shkruara. Por, me tekstin e sotëm të përcaktuar të Propozim-ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mediat, kjo çështje propozohet të rregullohet përmes zgjidhjes sistemore, si pjesë e Ligjit për mediat. Propozim teksti dërgohet për miratim në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Qeveria në mbledhjen e sotme solli edhe vendimin që të shpallë të asgjësuar vendimet të cilat, sipas informatës së zëvendësministres plotësuese për Punë dhe Politikë Sociale, janë miratuar në mënyrë të njëanshme, përkatësisht vetëm nga ministri i Punës dhe Politikës Sociale.

Bëhet fjalë për asgjësimin e vendimit për shkarkimin e drejtorit të IP Qendrës për Punë Sociale – Koçan dhe për emërimin e ushtruesit të ri të detyrës, drejtor i këtij institucioni, për të cilin Qeveria ka të drejtë, si organ i shkallës së dytë, në përputhje të Ligjit për procedurë të përgjithshme dhe administrative.

Sipas Ligjit për Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, zëvendësministri plotësues i Punës dhe Politikës Sociale, së bashku dhe në mënyrë të barabartë me ministrin, i shqyrton dhe i nënshkruan të gjitha aktet dhe dokumentet. Dhe, nëse akti ose dokumenti miratohet, gjegjësisht e nënshkruar nga vetëm një person, konsiderohet se nuk prodhon efekt juridik.

Qeveria e shqyrtoi dhe e miratoi Informacionin e Ministrisë së Mbrojtjes, për miratimin e Vendimit për themelimin e Komitetit drejtues për zbatimin e mbështetjes së Republikës së Maqedonisë së Veriut si vend nikoqir dhe e miratoi një Vendim të tillë.

Republika e Maqedonisë së Veriut, siç thuhet në Informacionin e ministrisë dikasteriale, duke i respektuar obligimet e anëtarësimit në NATO, është e nevojshme të vendoset një sistem nacional për mbështetje nga vendi nikoqir, që nënkupton krijimin e kushteve për qëndrim të pa ndërprerë, kryerjen e operacioneve ose tranzit të forcave aleate nëpër territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Funksionimi i duhur i sistemit MVD është i një rëndësie kryesore për mbrojtjen e vendit dhe besueshmërinë e shtetit si aleat dhe partner.
Fillimisht, është identifikuar nevoja për miratimin e Udhëzimit për mbështetje nga vendi nikoqir, me të cilin do të vendoset një sistem i aktiviteteve në mbështetje të NATO-s dhe partnerëve në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Sipas Udhëzimit, forcat e NATO/BE përdorin MVP-në si burim i furnizimit të mallrave dhe shërbimeve, të cilat vendi nikoqir i siguron bazuar në legjislacionin nacional, prioriteteve nacionale dhe mundësive aktuale.

Për të realizuar të gjitha këto, është e nevojshme të themelohet Komiteti drejtues për zbatimin e mbështetjes së Republikës së Maqedonisë së Veriut si vend nikoqir.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Qeveria e shqyrtoi dhe e miratoi informacionin e Ministrisë së Mbrojtjes për nevojën e dhënies së një kontrate qeveri-me-qeveri për furnizimin e sistemeve të lëvizshme për luftime kundër blindave, me lidhjen e një marrëveshjeje ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Me këtë, u miratua teksti i harmonizuar i amendamentit të Letrës ë ofertës dhe pranimit (Amendment 1 to Letter of Offer and Acceptance) MK-B-UCF JAVELIN – JLTV ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Qeverisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Me vendimin e sotëm të Qeverisë, është vazhduar tashmë procedura e nisur për blerjen e sistemeve të lëvizshme për luftime kundër blindave, të destinuara për këmbësorinë e grupit të batalionit të lehtë të këmbësorisë. Dhe, vendimi është në drejtim të përcaktimit për Ministrinë e Mbrojtjes për modernizimin dhe pajisjen e Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut për të arritur ndërveprueshmëri të plotë me ushtritë e vendeve partnere në NATO dhe në këtë kuadër pajise e grupit të batalionit të lehtë të këmbësorisë me mjete luftarake bashkëkohore, gjegjësisht mjete të lehta të blinduara me rrota, që si projekt është paraparë të realizohet në periudhën 2019 – 2027.

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Sela: Menduan se na dëmtuan, por vetëm na u pastruan radhët – vazhdojmë fuqishëm drejt fitores
Next Article Anketa e IPIS/ BDI në avantazh tek zona e II dhe VI-të

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?