By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Kurti: Një atdhe ku banojnë mësuesit e mirë, është atdhe i mbarë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Kurti: Një atdhe ku banojnë mësuesit e mirë, është atdhe i mbarë
Maqedoni

Kurti: Një atdhe ku banojnë mësuesit e mirë, është atdhe i mbarë

admin
Last updated: 07/03/2024 15:50
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Kryeministri Albin Kurti, dhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci në një ceremoni të veçantë mbajtur në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani” kanë ndarë mirënjohje për mësuesit më të mitë të vitit me rastin e 7 Marsit – Ditës së Mësuesit, ndërsa katër mësimdhënësve më të mira ua ka ndarë çmimin “Shaban Jashari”, raporton Ekonomia Online.

Në këtë ceremoni Kurti tha se nuk ka çmim dhe vlerësim më të drejtë për mësuesen dhe mësuesin, nëse çmimi nuk mbart një emër, që ta ketë kryer këtë funksion.

“Dashuria për dije dhe dashuria për liri, janë vetëm një nga shtyllat e këtij funksioni. Prandaj për mësuesin, ne nuk themi që kryen një funksion, por themi se mësuesi kryen një mision”, tha Kurti, sipas të cilit, misioni e shpreh lirinë pa cak të devotshmërisë brenda një profesioni.

“Unë vetë jam udhëhequr aq shpesh nga figura e mësuesit”, tha ai. Një brez i ri vjen në shoqëri, sipas tij, ka nevojë për gjuhë dhe shkencë, kulturë dhe art e edukim.

Sipas kryeministrit, shoqëria që ka mësues të mirë është një shoqëri e garantuar, një atdhe ku banojnë mësuesit e mirë është atdhe i mbarë për njerëz më besim në tokë, në botë e në të ardhme.

“Mësimdhënia dhe mësimnxënia e bëjnë lidhjen mes nxënësve. Shkolla është vendi i magjishëm ku përshpejtohet integrimi. Pedagogjia është edhe art edhe dije. Mësuesi nxit imagjinatën, e aftësinë për të marrë informacione”, ka thënë ai.

Kurse ministrja e Arsimit Arbërie Nagavci, tha se kjo ditë është dita në të cilën i madh e i vogël ngrihet në këmbë për të thënë publikisht faleminderit mësues për punën që e bëni.

Nagavci ka deklaruar se MASHTI i ka dhënë rëndësi të veçantë trajnimit dhe avancimit të mësimdhënësve.

“Janë dhënë mbi 3500 licenca të karrierës… kujtojë që vlerat janë diskurs i veçantë në sektorin e arsimit, e besoj që janë udhërrëfyes për juve. Po punojmë në licencën e avancuar, besojmë që në qershor do të fillojmë implementimin e saj. Kjo do t’iu garantojë edhe pagë më të lartë”, tha ajo.

Ajo falënderoi të gjitha shkollat për punën që e kanë bërë në përzgjedhjen e mësuesit të dalluar në kuadër të shkollave, edhe drejtoritë komunale për vlerësimin e mësimdhënësve në nivel të komunës dhe zyrtarët e Ministrisë për finalizimin e këtij procesi.

You Might Also Like

Mevlan Ademi në krah të studentëve të Tiranës: Solidaritet me protestuesit apo distancim nga politika e Ramës?

Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin

Po rrjedhë afati për paraqitjen për të votuar për personat e pafuqishëm dhe të sëmurë

Vandalizohet mbikalimi “Vlajko”, mbyllet përkohësisht

“Termini im” / Të përmirësohet sistemi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Pse sherebela konsiderohet si një nga bimët më shëruese në botë?
Next Article 15 këshilla biznesi të cilat çdo ndërmarrës duhet t’i dijë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Mevlan Ademi në krah të studentëve të Tiranës: Solidaritet me protestuesit apo distancim nga politika e Ramës?
Maqedoni TOP LAJM
Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Kosovë
Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Maqedoni
“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?