By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: “Poligraf”: Kush dezinformoi me fotografi të vjetër se në Greqi mbulohet shenja “NMK” në targat e makinave?
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > “Poligraf”: Kush dezinformoi me fotografi të vjetër se në Greqi mbulohet shenja “NMK” në targat e makinave?
Maqedoni

“Poligraf”: Kush dezinformoi me fotografi të vjetër se në Greqi mbulohet shenja “NMK” në targat e makinave?

admin
Last updated: 12/03/2024 12:41
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Fotografi e vjetër – dezinformatë e re. Kjo është një nga format më të shpeshta të dezinformimit në internet. I tillë është rasti me lajmin se në Greqi po mbulohet edhe shenja “NMK” në targat e veturave nga vendi.

Më 29 shkurt 2024, portali i TV Kanal 5 publikoi tekstin me titull: “Skandal: Në Greqi mbulohet edhe shenja NMK në targa”. “Në Greqi me një ngjitëse skandaloze është mbuluar shenja NMK në targën e një veture nga Shkupi. Mbi shiritin blu me shënimin NMK në targë, një autor i panjohur ka ngjitur afishe skandaloze ku shkruan – Ju nuk jeni maqedonas, ju jeni sllavë – Maqedonia është Greqi” – shkruan në tekst, ku thuhet se fotografia e targës është shpërndarë në Fejsbuk.

Përmbajtje të ngjashme më pas botoi edhe portali i TV Sitel, në tekstin me titull “Shenja “NMK” e mbuluar me afishe “ju nuk jeni maqedonas, Maqedonia është greke” në Greqi”. Edhe portali Skopje 1 e publikoi këtë lajm me titull: “Ju nuk jeni maqedonas, por sllavë, Maqedonia është greke” – provokime greke me afishe në targa maqedonase”.

Edhe pse mediat iu referuan postimeve në Fejsbuk, nuk bëhet fjalë aspak për një fotografi të re, por për një fotografi të vjetër. Për shembull, fotografia është publikuar nga portali Skopje Info më 23 gusht 2016. Më shumë elementë tregojnë se kjo fotografi është e njëjtë me fotografinë e publikuar këtë vit në portale dhe rrjete sociale.

Edhe kontrolluesit e fakteve nga “Vërtetmatësi” bënë me dije se fotografia e vjetër u shpërnda në postime të shumta në Fejsbuk, në të cilat ngjarja paraqitet sikur të kishte ndodhur këtyre ditëve. “Ndryshe nga ajo që thuhet në njoftime, kjo fotografi nuk është e vitit 2024, por është e vjetër pothuajse tetë vjet dhe nuk përfaqëson një praktikë të Greqisë zyrtare, por një incident”, thuhet në recensionin e “Vërtetmatësit”.

Edhe ky rast tregon se mediat nuk duhet të botojnë informacione të paverifikuara nga rrjetet sociale. Ato mund të rrisin lexueshmërinë, por e mashtrojnë audiencën, e rrënojnë besimin në media dhe marrëdhëniet mes dy vendeve.

You Might Also Like

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik

Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian

Presidentja e Indisë Murmu mbërinë për vizitë në Shkup, në aeroport e pret MPJ Mucunski

Lidhje Shqiptare: Shprehim solidaritetin tonë të plotë me të gjithë qytetarët e Gostivarit

600 mijë denarë nga komuna e Gostivarit për menaxhimin e situatës epidemike

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Menduh Thaçi: Serbia i ka larë duart prej Kosovës
Next Article Historia e Petro Bua Shpatës dhe prania e tij në tablotë e piktorëve të mëdhenj

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik
Maqedoni TOP LAJM
Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian
Maqedoni
Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja
Kosovë
Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?