By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Gazeta gjermane: Manastiri i Deçanit pritet t’i hapë rrugë Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Gazeta gjermane: Manastiri i Deçanit pritet t’i hapë rrugë Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës
Maqedoni

Gazeta gjermane: Manastiri i Deçanit pritet t’i hapë rrugë Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës

admin
Last updated: 14/03/2024 10:06
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Gazeta gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung (FAZ), ka publikuar një artikull rreth vendimit të fundit për çështjen e pronave të Manastirit të Deçanit.

FAZ shkruan se në një konflikt që zgjati prej më shumë se një dekade për pronën e një manastiri ortodoks serb në Kosovë, Qeveria e Kosovës ka ndërhyrë në favor të murgjeve.

“Në qendër të këtij konflikti ishin 24 hektarë pyll dhe tokë bujqësore në afërsi të Manastirit të Deçanit në Kosovën perëndimore. Tokat i takonin Manastirit sipas disa vendimeve të gjykatave të larta të drejtësisë kosovare. Por, megjithëse Gjykata Supreme (2009) dhe Gjykata Kushtetuese (2016) kishin konfirmuar pretendimin e Manastirit për tokën, Zyra e Kadastrës nuk pranoi të bënte regjistrimet e tokës në favor të kishës për arsye politike”, shkruan e përditshmja gjermane.

Sipas FAZ, mospërfillja e vendimit të Gjykatës Kushtetuese gjatë këtyre viteve ka penguar shanset e suksesit të aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës, të cilin e kishte dorëzuar në maj të vitit 2022, transmeton Telegrafi.

Megjithatë, Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës njoftoi Këshillin e Evropës se Zyra e Kadastrës, me udhëzim të qeverisë, kishte bërë regjistrimet e tokës në favor të manastirit.

FAZ shkruan se në të njëjtën kohë, Konsullata e Përgjithshme e Kosovës në Strasburg i dërgoi Këshillit të Evropës një kopje të certifikatave të reja të kadastrit.

“Pritet që Asambleja Parlamentare i Këshillit të Evropës të votojë tani për pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Nëse kjo ndodh, Komiteti Ministrave i Këshillit të Evropës mund të marrë vendimin përfundimtar për pranimin”, shkruan gazeta gjermane.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bëri të qartë të mërkurën se pa ndërhyrjen në favor të manastirit, Kosovës do t’i ishte bllokuar rruga për tu bërë pjesë e Këshillit të Evropës, edhe pse ai ende e konsideron vendimin e Gjykatës Kushtetuese si “të çuditshëm dhe të pajustifikueshëm”.

You Might Also Like

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim

Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën

Shkupi kundërmon, një zjarr po përhapet drejt fshatit Graçan

Zekolli Shaqiri jep lajmin: Një hap më afër tunelit Tetovë–Prizren

Izet Mexhiti: Kujdesi për shëndetin e fëmijëve duhet të nisë para se të shfaqet problemi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article U arrestua nga SPAK, Evis Berberi kishte dhënë dorëheqjen nga drejtimi i ARRSH
Next Article Kallëzim penal për ish-drejtorin e Fondit Pensional, Dritan Bexheti

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim
Maqedoni TOP LAJM
Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën
Maqedoni
Rënie e numrit të të punësuarve në industri
Ekonomi
Ky është filmi që do të përfaqësojë Maqedoninë e Veriut në garën për “Oskar”
Kulturë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?