By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Kacarska: Vullneti i shtetit ligjor është më i fuqishëm se të gjitha anomalitë sistematike politike
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Kacarska: Vullneti i shtetit ligjor është më i fuqishëm se të gjitha anomalitë sistematike politike
Maqedoni

Kacarska: Vullneti i shtetit ligjor është më i fuqishëm se të gjitha anomalitë sistematike politike

admin
Last updated: 15/03/2024 13:32
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 15 mars – Gjashtëdhjetë vjet nga ekzistimi i  Gjykatës Kushtetuese është vetëm një konfirmim i kapaciteteve të sistemit tonë dhe një dëshmi dhe qasje e palëkundur në ndërtimin e shtetit ligjor. Duke pasur parasysh matricën kushtetuese dhe ligjore, nuk mundet e të mos konstatohet se vullneti i sundimit të ligjit është më i fuqishëm se të gjitha anomalitë politike sistematike, tha Dobrilla Kacarska, kryetare e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Në hapjen e sotme të konferencës ndërkombëtare “Mbrojtja kushtetuese-gjyqësore e lirisë së mendimit dhe lirisë së të shprehurit të mendimit”  me rastin e shënimit të 60 vjetorit të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Kacarska theksoi se shteti ynë, duke kaluar përmes disa transformimeve kushtetuese, shënon zhvillim të vazhdueshëm.

“Vetë fakti që ky jubile është dyfishë më i gjatë se mëvetësia jonë si shtet çon në atë se gardianët e Kushtetutës, përmes të gjitha rrjeteve dhe komplekseve, kanë treguar vendosmëri dhe prirje drejt parimeve dhe vlerave juridike”, tha ajo.

Sipas Kacarskës, ky jubile jep mundësi të shihet prapa, por edhe obligim që të shihet në sfidat e ardhshme. Ajo theksoi se ka nevojë për zgjerimin e Gjykatës Kushtetuese në fushën e mbrojtjes individuale.

“Në teorinë kushtetuese juridike ajo mundësi përkufizohet si padi kushtetuese apo ankimim kushtetues, në praktikë do të nënkuptonte mbrojtjen e të gjitha lirive dhe të drejtave të qytetarëve”, shtoi ajo.

Angazhimet e tyre, siç tha ajo, kanë qenë pikërisht në drejtimin e zbatimit të ankimimit kushtetues, si instrument personal që i hap rrugën ndryshimit të atributeve thelbësore të Gjykatës Kushtetuese.

Kacarska u bëri thirrje bartësve të posteve më të larta shtetërore që të ndikojnë në proceset e plotësimit dhe forcimit të Gjykatës Kushtetuese dhe inkurajoi qytetarët që të kërkojnë mbrojtje ligjore nga Gjykata Kushtetuese, para se, siç tha ajo, “të ekspozohen ndaj pasojave financiare jashtë shtetit”.

Në hapjen e konferencës ndërkombëtare fjalim do të kenë dhe Stevo Pendarovski president i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Jovan Mitrevski kryetar i Kuvendit, Talat Xhaferi kryetar i Qeverisë, Krenal Lloga ministër i Drejtësisë, ambasadori Kilian Uall shef i misionit të OSBE-së në Shkup, Anxhela Prajs Ageler ambasadore e SHBA-së, Petra Dreksler ambasadore e Republikës federale te Gjermanisë dhe Ben Nupnau, ndihmës-shef i Misionit të delegacionit të BE-së.

You Might Also Like

Të burgosurit në aksion, do të pastrojnë rrugët magjistrale dhe rajonale në mbarë vendin

Ali Ahmeti mori pjesë në ceremoninë përkujtimore të 15 Korrikut në Ambasadën e Turqisë në Shkup

Kasami: 15 Korriku simbolizon qëndresën e popullit turk për demokracinë

Përfaqësuesit e VLEN-it takohen me IRI-n, në fokus proceset demokratike dhe bashkëpunimi institucional

Gati 6 në 10 gra të reja marrin informacione shëndetësore nga influencuesit

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Në autostradën Tetovë-Shkup është kapur një shoferë i cili ka lëvizur me 207 km/orë, është gjobitur me 400 euro
Next Article Koreja e Jugut dhe SHBA-ja zhvilluan stërvitje të përbashkët ajrore

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Të burgosurit në aksion, do të pastrojnë rrugët magjistrale dhe rajonale në mbarë vendin
Maqedoni TOP LAJM
Ali Ahmeti mori pjesë në ceremoninë përkujtimore të 15 Korrikut në Ambasadën e Turqisë në Shkup
Maqedoni
Kasami: 15 Korriku simbolizon qëndresën e popullit turk për demokracinë
Maqedoni
Përfaqësuesit e VLEN-it takohen me IRI-n, në fokus proceset demokratike dhe bashkëpunimi institucional
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?