By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Escobar tha se Radoiçiq duhet të arrestohet, Sanduloviq pyet: Vuçiq apo Radoiçiq do të përfundojë në burg i pari?
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Escobar tha se Radoiçiq duhet të arrestohet, Sanduloviq pyet: Vuçiq apo Radoiçiq do të përfundojë në burg i pari?
Maqedoni

Escobar tha se Radoiçiq duhet të arrestohet, Sanduloviq pyet: Vuçiq apo Radoiçiq do të përfundojë në burg i pari?

admin
Last updated: 16/03/2024 10:15
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Kryetari i Partisë Republikane të Serbisë, Nikola Sanduloviq, ka komentuar deklaratën e emisarit amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i cili ka thënë se Milan Radoiçiq duhet të arrestohet dhe se për të ekziston një fletarrestim ndërkombëtar.

Escobar, duke u përgjigjur në pyetjen nëse SHBA do t’i bëjë presion Serbisë për ekstradimin e Radoiçiqit në Kosovë, në mënyrë që ai të përballet me drejtësinë në Kosovë, ka thënë se hetimet janë duke vazhduar dhe se Radoiçiqi duhet të arrestohet.

“Në Serbi ne kemi thënë që ai duhet të arrestohet dhe duhet të ngarkohet për krimet, për të cilat mund të ngarkohet në Serbi. E di që ekziston edhe një fletarrestim i INTERPOL-it për të”, ka thënë Escobar në një intervistë për REL.

Ndërsa, lidhur me atë se Radoiçiq, përveçse është i lirë, duket se po mban lidhje të ngushta me zyrtarët serbë, sikurse me ambasadorin serb në SHBA, Marko Gjuriq, duke iu referuar një fotografie që po qarkullon në rrjetet sociale, Escobar ka thënë se komenti i tij është i njëjtë.

“Radoiçiq është personi që e ka organizuar sulmin e 24 shtatorit. Ai është person i arratisur, i kërkuar ndërkombëtarisht, është nën sanksione amerikane dhe nuk ka vend për të në hapësirën politike”, ka thënë ai, transmeton Telegrafi.

Këtë deklaratë të Escobarit e ka komentuar politikani serb Nikola Sanduloviq, përmes një postimi në rrjetin social X, duke thënë se presidenti serb Aleksandar Vuçiq nuk do ta dorëzojë Radoiçiqin në INTERPOL.

“Kush do të jetë i pari që do të arrestojë apo tradhtojë cilin? Aleksandar Vuçiq do të jetë i pari që do të tradhtojë Milan Radoiçiqin, apo Milan Radoiçiq do ta tradhtojë Aleksandar Vuçiqin?

Kush do të përfundojë në burg për shkak të kujt apo kushedi ku?!

A i dini përgjigjet e këtyre pyetjeve z. Gabriel Escobar?

- Advertisement -
Ad imageAd image

Po ju pyes sepse shoh që nuk u përgjigjeni shumë pyetjeve në këtë intervistë.

Nëse “nuk e dini” përgjigjen e duhur për disa pyetje edhe pas 20 vitesh të kaluara në Ballkan, mos ngurroni të më kontaktoni dhe unë do t’ju ndihmoj të gjeni përgjigjet. Ndoshta as nuk e dini se më kanë rrëmbyer, torturuar dhe rrahur në zyrat e BIA-s serbe në prani të Milan Radoiçiqit, të cilin Aleksandar Vuçiq nuk do ta dorëzojë në INTERPOL? Unë do t’ju jap një link zoti Escobar që u përgjigjet shumë pyetjeve, sigurisht nëse miku juaj Aleksandar Vuçiq ju lejon të më takoni…”, ka shkruar Sanduloviq. 

"To be or not to be, that's the question now"?!
Who will be the first to arrest or betray whom?
Aleksandar Vučić will be the first to betray Milan Radoičić, or will Milan Radoičić betray Aleksander Vučić?
Who will end up in prison because of whom or who knows where?!
Do you know… pic.twitter.com/3LUX3daq61

— Nikola Sandulovic (@Sandulovic_N) March 15, 2024

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Pogba vjen me një postim emocionues pasi iu ndalua futbolli për katër vite: Sprovat që të dërgon Allahu janë të pashmangshme
Next Article Zbulohet plani i Real Madridit për Courtois dhe Militao përpara rikthimit të shumëpritur

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?