By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Rusia vazhdon të kërcënojë liderët botëror kur ata gjenden për vizitë në Ukrainë – çfarë ndodh nëse njëri nga ta lëndohet ose vritet?
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Rusia vazhdon të kërcënojë liderët botëror kur ata gjenden për vizitë në Ukrainë – çfarë ndodh nëse njëri nga ta lëndohet ose vritet?
Bota

Rusia vazhdon të kërcënojë liderët botëror kur ata gjenden për vizitë në Ukrainë – çfarë ndodh nëse njëri nga ta lëndohet ose vritet?

admin
Last updated: 16/03/2024 10:24
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Javën e kaluar Rusia nisi një sulm vdekjeprurës me raketa në qytetin jugor ukrainas të Odesës, pikërisht kur kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, po vizitonte portin e Ukrainës.

“Ne dëgjuam zhurmën e sirenave dhe shpërthimeve që ndodhën pranë nesh”, tha Mitsotakis, duke theksuar se nuk kishte kohë për të arritur te një strehë.

Por, ai tha se “ne nuk do të frikësohemi”.

Ky incident nxiti zemërim ndërkombëtar për faktin se rusët goditën më pak se një kilometër larg kryeministrit grek, shkruan yahoonews, përcjell Telegrafi.

Në dy vitet që kur presidenti rus, Vladimir Putin, filloi pushtimin në shkallë të plotë të tokave ukrainase, personalitete të shumta që e vizitojnë Ukrainën janë përballur me sulme në afërsi.

Sirenat janë ndezur edhe gjatë vizitës së presidentit amerikan, Joe Biden, në Kiev në shkurt të vitit të kaluar.

Shumë nga këto sulme vranë civil ukrainas, gjë që është pjesë e operacioneve të Putinit.

Si të tilla është e paqartë nëse këto incidente shfaqin një strategji të vetme, apo janë në të vërtetë të qëllimshme, sipas lektorit të diplomacisë dhe qeverisjes ndërkombëtare në Universitetin Loughboroguh të Mbretërisë së Bashkuar, Cristian Nitoiou.

“Patjetër, mendoj se Rusia po përpiqet të frikësojë liderët perëndimor”, tha Nitoiou.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Megjithatë, ai tha se dyshon se ekziston një plan “për të vrarë në të vërtetë ose për të synuar një politikan kyç të BE-së ose SHBA-së”.

Pra, ekziston një kërcënim i qartë.

Edhe në shkurt, një dron rus sulmoi ministren gjermane të mbrojtjes, Annalena Baerbock, në qytetin jugor të Mykolaiv, duke bërë që ajo dhe grupi i saj të largohen me vrap.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Si Nitoiou ashtu edhe Rafael Loss, bashkëpunëtor i politikës në Këshillin Evropian për Marrëdhëniet me Jashtë, mendon se këto ngjarje duhet të ndikojnë që të nisin diskutime intensive diplomatike me Moskën.

Kjo pasi incidente si këto sinjalizojnë se Rusia është e gatshme të përshkallëzojë konfliktin.

Çfarë ndodh nëse dikush goditet?

Imagjinoni për një sekondë nëse njëri nga këta liderë botëror goditet me të vërtetë.

Parimi i mbrojtjes kolektive të NATO-s – Neni 5 – nuk do të zbatohej në këtë rast, pasi sulmi nuk ndodh në hapësirën e NATO-s.

Por, mund të nxisë Nenin 4, ku shtetet anëtare të aleancës konsultohen me njëra-tjetrën se si t’i përgjigjen sulmit.

“Dhe nga kjo mund të lind një lloj reagimi diplomatik, politik, ekonomik, apo edhe ushtarak”, tha Loss.

Mirëpo, se si reagon një vend i prekur, mund të varet edhe nga ashpërsia e sulmit, ka deklaruar Nitoiou.

Vendet si Polonia dhe shtetet baltike të cilat prej kohësh kanë qenë të kujdesshme ndaj fqinjit të tyre shkaku i mundësisë për një konflikt më të madh, kanë më shumë gjasa të përshkallëzojnë me veprime të njëanshme.

Sipas Nitoiou, skenari më i mundshëm është që asnjë nga aleatët e Ukrainës nuk do të zgjedhë përshkallëzimin ushtarak.

Me këto sulme, Rusia po teston qëndrimin e NATO-s ndaj rrezikut.  Kjo për faktin se incidentet që ndodhin gjatë kohës që liderët botëror e vizitojnë Ukrainën, janë pjesë e një strategjie të gjerë provokimesh.

“Çdo konflikt mund të përshkruhet si një lloj shpati i rrëshqitshëm drejt përshkallëzimit, por mendoj se gjatë dy viteve të fundit Rusia qëllimisht po e lyen shpatin”, tha Loss.

Ai vuri në dukje edhe momentin kur një raketë ruse mendohej se kishte hyrë në hapësirën ajrore të NATO-s mbi Poloni.

Veprime të tilla si ky duket se synojnë të manipulojnë qëndrimin e aleatëve ukrainas.

You Might Also Like

Koalicioni qeverisës japonez drejt shpërbërjes

Armëpushimi, Gjermania hap rrugën për rindërtimin e Gazës, jep 29 milionë euro ndihmë humanitare

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.6 godet Filipinet, alarm për cunami

Trump: I kam dhënë fund 8 konflikteve, por nuk e bëra për Nobelin

Izraeli miraton planin e Trump për armëpushimin në Gaza

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Arrestohet i dyshuari i katërt për zjarrin në Gjykatën e Kaçanikut
Next Article Çdokush mund ta shohë logon e Google, por jo të gjithë e vërejnë “gabimin” që fshihet në të

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?