By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Kandidatët Presidencial shtojnë aktivitetet nëpër rrjetet sociale
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Kandidatët Presidencial shtojnë aktivitetet nëpër rrjetet sociale
Maqedoni

Kandidatët Presidencial shtojnë aktivitetet nëpër rrjetet sociale

admin
Last updated: 16/03/2024 18:23
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 16 mars – “Do të nis një iniciativë, që secili bartës i funksionit publik, pas zgjedhjeve të ardhshme, të ketë certifikim ndërkombëtar nga një bord, i përbërë nga NATO, SHBA dhe BE”. Ky ka qenë një ndër mesazhet e Kandidatit Presidencial të BDI-së, Bujar Osmani, në 24 orët e fundit nëpër rrjetet sociale.

Por, jo vetëm kaq! Në profilin e tij në Facebook vërehen edhe aktivitete tjera. Shpërndarje të linkut të një emisioni debativ, paralajmërimi për podcastin e radhës në “Informale” por edhe oferta që qytetarët të bëjnë pyetje rreth kandidaturës së tij.

“Presidenti është post, mbipartiak. President I të gjithëve dhe sot kam vendosur të përgjigjem në pyetjet e secilit prej jush” – shkruan Bujar Osmani.

Nga ana tjetër, kandidati presidencial i opozitës shqiptare, Arben Taravari, nëpër rrjetet sociale ka shpërndarë fotografi të një takimi në Gostivar, pas iftarit të përbashkët me krerët e koalicionit VLEN dhe dy deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje nga Kosova, Avni Deharin dhe Mefail Bajçinovcin.

Taravari në profilin e tij në Facebook gjithashtu ka shpërndarë edhe linqe të pjesëmarrjes së tij nëpër emisione në televizionet e Shqipërisë.

Aktiv nëpër rrjetet sociale është edhe Presidenti aktual dhe kandidati i LSDM-së, Stevo Pendarovski. Ai ka publikuar pamje gjatë një takimi me 74-vjecaren Mira Simonovski nga Dellçeva e cila kishte arritur të ngjitet në majën Uhuru në Kilimanxharo në lartësi mbidetare 5.895 metra.

Përvec takimeve me nxënësit me dëgjim të dëmtuar, Pendarovski ka shpërndarë edhe një video të pjesëmarrjes së tij në darkën e iftarit në shtëpinë e Familjes Ramadani.

“Këto nuk janë ditë vetëm për agjërim dhe lutje, por edhe ditë kur duhet të tregojmë respekt dhe kujdes për traditat e ndryshme fetare” – shkruan Pendarovski në Facebook.

“Sa më shumë varfëri shpirtërore, aq më tepër nevojë për fuqi”. Kështu thuhet në videon e publikuar nga kandidatja presidenciale e VMRO-DPMNE-së, Gordana Siljanovska – Davkova.

“Së shpejti do të hapërojmë në epokën e re maqedonase; pa ju kjo temë nuk do të ketë sukses” – shkruan Davkova në Facebook duke I dërguar mesazh pushtetit se “Tezat për Lindje apo Perëndim” paraqesin huti nga e cila nuk mund të dalin, logjike për disa që nuk e kanë realizuar dhe premtuar dhe që mendojnë se Evropa është cështje retorike” – shkruan Davkova nëpër rrjetet sociale duke postuar edhe video tjetër me mbishkrimin “Arsimi duhet të krijojë masë kritike, e jo të dëgjueshëm”.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Para pak momentesh, OKB-ja miratoi me shumicë dërrmuese rezolutën për luftimin e Islamofobisë
Next Article Dëshmia që mund të zbardhë vrasjen e Liridona Ademajt? Gazetari zbardh prapaskenat e bujshme

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?