By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Strugë, nuk u realizua premtimi për banesat sociale
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Strugë, nuk u realizua premtimi për banesat sociale
MaqedoniTOP LAJM

Strugë, nuk u realizua premtimi për banesat sociale

admin
Last updated: 16/03/2024 18:44
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Strugë, 16 mars – Struga është ndoshta i vetmi qytet më i madh në vend ku ende nuk është ndërtuar ndonjë ndërtesë sociale, pavarësisht nevojës së madhe për të. Banesat sociale në Strugë mbetën vetëm fjalë dhe premtime boshe nga autoritetet.

Pesëdhjetë familje rome jetojnë në varfëri dhe kushte josanitare këtu në vendbanimin rom në hyrje të Strugës. Thonë se nuk besojnë më në premtimin e pushtetit lokal këtu në Strugë se do të ndërtojnë banesa sociale në këtë vend, në vend të shtëpive të tyre.

Qytetarët e kësaj lagje thonë për Alsat se kushtet janë nën çdo dinjitet njerëzor.

“Ka shumë të prekur që nuk mund të prosperojnë në jetë. Do të ishte mirë të ndërtojnë banesa sociale”, tha një qytetar.

“Para dy-tre viteve premtoi, por ja ku po jetojmë. Çfarë ju premtoi kryetari? Se do të na ndërtojë ndërtesë sociale. Nuk është vend i përshtatshëm për të jetuar këtu. Nuk është mirë, shiko si është, nuk ka higjienë. Të gjithë kanë nevojë për banesë sociale, nuk jetohet kështu në kasolle”, theksoi një qytetar tjetër.

Kryetari Merko premtoi në mars të vitit 2021 se në këtë hapësirë është planifikuar të ndërtohen dy ndërtesa për familjet e varfra.
“Ka plan të hollësishëm ku kemi paraparë dy parcela nga 50 deri në 60 banesa, ndoshta edhe më shumë, tashmë kemi kërkesë nga 40 familje. Nëse bëjmë një përllogaritje, mund t’i vendosim të gjithë me objekte ilegale të përkohshme në atë pjesë”, pati thënë Ramiz Merko, kryetar i komunës së Strugës.

“Premtimi ishte se do të bënte diçka për ne, por asgjë nuk ndodhi. Banesa sociale ka gjithandej në Maqedoni, por jo këtu, nuk e di pse. Ne i besuam Merkos, por kjo nuk ndodhi”, theksoi një qytetar tjetër.

Ndryshe, nga shoqëria aksionare shtetërore për menaxhimin e hapësirës banesore dhe afariste jemi njoftuar se projekti i cili parasheh ndërtimin e 32 objekteve për kategoritë e rrezikuara sociale të qytetarëve është në fazën përfundimtare. Por Struga nuk ishte pjesë e saj. Alsat pyeti komunën e Strugës se pse nuk është ndërtuar objekt social deri më tani dhe nëse është paraqitur kërkesë për ndërtimin e objekteve të tilla, por nuk kemi marrë përgjigje./Alsat.mk

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Dëshmia që mund të zbardhë vrasjen e Liridona Ademajt? Gazetari zbardh prapaskenat e bujshme
Next Article KSHZ-ja apelon deri te qytetarët se kanë edhe tre ditë kohë për të kontrolluar listën zgjedhore

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?