By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Zyrtari ushtarak izraelit pranon dështimin lidhur me ngjarjet e 7 tetorit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Zyrtari ushtarak izraelit pranon dështimin lidhur me ngjarjet e 7 tetorit
Bota

Zyrtari ushtarak izraelit pranon dështimin lidhur me ngjarjet e 7 tetorit

admin
Last updated: 18/03/2024 09:44
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shefi i Shtabit të ushtrisë izraelite pranoi se ushtria nuk arriti të parandalonte sulmin e befasishëm të nisur nga grupi palestinez Hamas më 7 tetor 2023 dhe mban përgjegjësi për këto ndodhi, transmeton Anadolu.

“Dëshiroj të sqaroj, siç kemi thënë që nga dita e parë, ne dështuam më 7 tetor. Ne nuk morëm përgjegjësi. Përgjegjësia është e jona për atë që ka ndodhur dhe çfarë do të ndodhë nga këtu e tutje”, tha Herzi Halevi në një deklaratë.

Ai shtoi se “garantimi i sigurisë për banorët e Izraelit është një detyrë që do të marrë shumë kohë. Kemi ende një rrugë të gjatë për të bërë për të arritur qëllimet e luftës”.

Lidhur me luftimet në Gazën jugore, ai pretendoi se ushtria vrau dhe kapi shumë udhëheqës të Hamasit në qytetin Khan Younis.

“Ushtria po përgatitet të nisë sulme në zona të tjera dhe ne do të vendosim me nivelin politik kohën dhe rrethanat”, shtoi ai.

Izraeli ka zhvilluar një ofensivë ushtarake vdekjeprurëse në Gaza që nga sulmi ndërkufitar i Hamasit më 7 tetor 2023.

Që atëherë, në Gaza janë vrarë më shumë se 31.600 palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë, ndërsa rreth 73.700 të tjerë janë plagosur.

Sipas OKB-së, lufta izraelite ka zhvendosur 85 për qind të popullsisë së Gazës, mes një bllokade shkatërruese të produkteve ushqimore, ujit të pastër dhe ilaçeve, ndërsa 60 për qind e infrastrukturës së enklavës është dëmtuar ose shkatërruar.

Izraeli akuzohet për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë. Një vendim i përkohshëm në janar urdhëroi Tel Aviv-in të ndalojë aktet gjenocidale dhe të marrë masa për të garantuar ofrimin e ndihmës humanitare për civilët në Gaza.

You Might Also Like

Protesta masive në Izmir, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryebashkiakut pasi i’u bashkua partisë së Erdoganit

Akuza për krime kundër njerëzimit, BBC: Gjenerali sirian i mbrojtur nga SHBA dhe Libani

Autoritetet amerikane zgjerojnë aktakuzën ndaj Maduros dhe bashkëshortes së tij, presidenti i burgosur akuzohet për torture të kundërshtarëve politikë

Banka Qendrore: Kina mbetet e përkushtuar t’i lejojë tregut të luajë një rol vendimtar në përcaktimin e kursit të këmbimit

Kallas: BE synon të forcojë forcat e sigurisë së Libanit, jo të zëvendësojë OKB-në

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Në mesnatë skadon afati për mbikëqyrje në Listën zgjedhore dhe regjistrimin e votuesve në diasporë
Next Article Në Berovë dhe Lazaropole temperaturat janë matur -2 gradë, moti sot me diell dhe me vranësira të vogla deri mesatare

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Mevlan Ademi në krah të studentëve të Tiranës: Solidaritet me protestuesit apo distancim nga politika e Ramës?
Maqedoni TOP LAJM
Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Kosovë
Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Maqedoni
“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?