By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Në kopshte do të pranohen fëmijë me tri doza të vaksinës DiTePer dhe rivaksinë të detyrueshme për gjashtë muaj
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Në kopshte do të pranohen fëmijë me tri doza të vaksinës DiTePer dhe rivaksinë të detyrueshme për gjashtë muaj
Maqedoni

Në kopshte do të pranohen fëmijë me tri doza të vaksinës DiTePer dhe rivaksinë të detyrueshme për gjashtë muaj

admin
Last updated: 18/03/2024 09:41
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 18 mars – Fëmijët të cilët kanë pranuar tri doza të vaksinës DiTePer kundër pertusis (kollës së mirë) prej sot mund të shkojnë në kopshte me kusht për rivaksinë në gjashtë muajt e ardhshëm. Kjo është mundësuar me vendimin të cilin e mori të premten ministri i Shëndetësisë Ilir Demiri, pas rekomandimit të Komisionit për Sëmundje Ngjitëse për ndryshim të vendimit paraprak për ndalesë për pranim të fëmijëve të pavaksinuar ose pa vaksinim të plotë për shkak të shpalljes së epidemisë së kollës së mirë në Shkup. 

Inspektorati Shtetëror Sanitar Shëndetësor (ISHSSH) javën e kaluar ka kryer qindra mbikëqyrje të jashtëzakonshme inspektuese në kopshte në të cilat, siç informoi drejtoresha Renata Mlladenovska, është konfirmuar se respektohet zgjidhja për ndalesë për pranim të fëmijëve të pavaksinuar ose pjesërisht të vaksinuar. 

Директорката на Државниот санитарен здравствен инспекторат Рената Младеновска најави дека денеска ќе и биде донесена новата одлука со дообјаснувањето од Комисијата за заразни болести  со што

Të dhënat e ISHSSH-së tregojnë se për dallim nga Shkupi ku rreth 50 për qind nuk janë vaksinuar me DTP, në brendi përqindja është dukshëm më e lartë e të vaksinuarve dhe është mbi 95 për qind. 

Nga 15 marsi në shtet janë në dispozicion edhe vaksina kundër pertusis dhe për të rritur dhe siç informoi Ministria e Shëndetësisë qytetarët mund të drejtohen në pikat e vaksinimit. 

Sipas raportit të fundit të Institutit të Shëndetit Publik (ISHP), prej 8 deri 14 mars janë regjistruar 43 raste të reja të kollës së mirë, me çka numri i të sëmurëve arriti 216.

“Sa i përket vendbanimit, numri më i madh jetojnë në Shkup – 190 ose 88 për qind në katërmbëdhjetë komuna të ndryshme, tetë persona janë nga Tetova, pesë jetojnë në Kumanovë, në Gostivar tre dhe nga një rast është regjistruar nga Struga, Strumica, Dibra, Kriva Pallanka, Manastiri, Kavadari dhe nga Koçani”, tregojnë të dhënat e ISHP-së.

You Might Also Like

“Makpetroll” injoron bashkëpunimet me kompani shqiptare por i preferon klientët shqiptarë!

Ahmeti përshëndet bashkimin e partive shqiptare në Mal të Zi: Uniteti është rruga më e sigurt për mbrojtjen e interesave kombëtare

Publikohen lokacionet për vendosjen e kontejnerëve për mbeturina voluminoze në Komunën e Gazi Babës

Paradë, art dhe kulturë – nis edicioni i ri i “Verës Kulturore” në Çair

Editorial / Mungojnë zjarrëfikësit – të veprohet para se të mos bëhet shumë vonë!

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Mot me diell me vranësira të vogla deri mesatare lokale
Next Article Në mesnatë skadon afati për mbikëqyrje në Listën zgjedhore dhe regjistrimin e votuesve në diasporë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?