By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Njihuni me kuzhinierin i cili zotëron një koleksion veturash që kapin vlerën e miliona eurove
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Auto > Njihuni me kuzhinierin i cili zotëron një koleksion veturash që kapin vlerën e miliona eurove
Auto

Njihuni me kuzhinierin i cili zotëron një koleksion veturash që kapin vlerën e miliona eurove

admin
Last updated: 18/03/2024 10:07
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

James Martin mund të jetë emër i njohur për aftësitë e tij në gatim, por shefi i kuzhinës zotëron edhe një koleksion mbresëlënës të veturave që kapin vlerën e 5 milionë paundëve (afro 6 milionë euro).

Kuzhinieri 51 vjeçar i njohur si personazh televiziv i shfaqjeve me gatime, ka krijuar një koleksion të madh veturash përgjatë viteve duke filluar nga një Ferrari klasik deri te modeli legjendar Colin McRae.

Bëhet e ditur se veturat mbahen në një garazh në shtëpinë e tij në Hampshire, dhe përfshijnë një Mini Cooper, Ferrari 275 GTS, Shelby GT500, Ford GT40, Ford Escort Mk I, Subaru Impreza, Citroen 2CV, Mercedes-Benz 380SL, Bentley Drophead, Toyota Hilux, dhe një BMW 760 Li.

Si adhurues i madh i automjeteve që është, James duket se një numër të madh të modeleve më të mira i ka në shtëpinë e tij, shkruajnë mediat e huaja.

Por, një nga veturat që bie në sy më së shumti është Ferrari 275 GTS i vitit 1965. James e përshkruan atë si superveturë klasike dhe “absolutisht e pabesueshme”.

Shumë prej veturave janë drejtuar nga garues të ndryshëm, shumë prej tyre kanë fituar trofe garash, ndërsa të tjera janë modelet e fundit të ndërtuara me dorë.

Bëhet e ditur se automjeti të cilin ai e vozit shumë është BMW 760Li me 700 kuaj fuqi dhe një motor V12.

Gjithashtu, ai zotëron edhe një Alfa Romeo ATL i cili aktualisht është duke u riparuar.

You Might Also Like

Ferrari Daytona SP3 po bëhet gjithnjë më e shtrenjtë, një ekzemplar pritet të shitet deri në 13 milionë dollarë

Besojeni ose jo, kjo Corvette C7 kaloi vite të tëra nën ujë

Jaguar synon rikthimin në tregun premium me Type 01

MINI e çon Countryman-in jashtë asfaltit, versioni Untamed vjen me ngritje të pezullimit dhe goma all-terrain

Hyundai prezanton Tucsonin e ri

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Deklarata e presidentit të FIFA-s për dhunën e shkaktuar në ndeshjen Trabzonspor – Fenerbahce
Next Article Reagimi i 10-vjeçares teksa takohet me motrën e saj të posalindur ka ngjallur reagime në rrjete sociale

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Mevlan Ademi në krah të studentëve të Tiranës: Solidaritet me protestuesit apo distancim nga politika e Ramës?
Maqedoni TOP LAJM
Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Kosovë
Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Maqedoni
“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?