By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Fillon Java globale e parave 2024: “Mbroni paratë tuaja, mbrojeni të ardhmen tuaj”
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Fillon Java globale e parave 2024: “Mbroni paratë tuaja, mbrojeni të ardhmen tuaj”
Maqedoni

Fillon Java globale e parave 2024: “Mbroni paratë tuaja, mbrojeni të ardhmen tuaj”

admin
Last updated: 18/03/2024 11:19
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 18 mars – Banka Popullore, Ministria e Financave, Komisioni i Letrave me Vlerë, Agjencia për Mbikëqyrje të Financimit Kapital të Sigurimit Pensional, në bashkëpunim me acociacionet dhe institucionet nga sektori privat dhe civil të cilët janë aktive në fushën e edukimit financiar, prej sot e deri më 24 mars, për të dymbëdhjetin vit me radhë, e shënojnë Javën Globale të Parave.

Java globale e parave, siç bëri të ditur Banka Popullore, tradicionalisht shënohet përmes ligjëratave dhe publikimit të materialeve edukative nga sfera e financave.

Tema të cilës i kushtohet Java globale e parave këtë vit është: “Mbroji paratë tuaja, mbroje të ardhmen tënde” (Protect your money, secure your future), e cila ka të bëjë me menaxhimin e sigurt me paratë dhe fuqizimin e vetëdijes për rreziqet potenciale në sektorin financiar dhe mbrojtjes së financave personale. 

Në kumtesën e Bankës Popullore theksohet se rreziqet e tilla përfshijnë mashtrime financiare, duke përfshirë edhe porosi të dyshimta (fishing), mashtrime gjatë blerjes përmes internetit, si dhe rreziqe lidhur me privatësinë e të dhënave, siç është vjedhja e identitetit. 

“Shumë shpesh të rinjtë janë viktima të mashtrimeve financiare, për shkak të qasjes së tyre të vazhdueshme me teknologjitë dhe informim më të ulët për rreziqet e mundshme gjatë shfrytëzimit të teknologjisë bashkëkohore dhe mënyrave bashkëkohore të pagesave për sigurimin e produkteve dhe shërbimeve të reja financiare. Nga aty, tema e Javës globale të parave këtë vit i nxit të rinjtë që të shohin në mënyrë më afatgjate dhe të jenë të kujdesshëm gjatë marrjes së vendimeve financiare dhe shfrytëzimit të teknologjive bashkëkohore”, thuhet në kumtesë. 

Në kuadër të shënimit të Javës globale të parave, Banka Popullore do të organizojë shumë ligjërata për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme. Nga Banka Popullore thonë se në mënyrë organizative e mbështet edhe garën kombëtare të Kuizit Evropian të Parave në vitin 2024, i cili do të mbahet gjatë Javës globale të parave. 

Në suaza ndërkombëtare, Java globale e parave shënohet nga viti 2012, me ndërprerje të vetme në vitin 2020 për shkak të pandemisë, në organizim të Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD). Kjo nismë globale, e cila deri më tani shënohet në më shumë se 176 vende në botë dhe me të cilën janë përfshirë 60 milionë fëmijë dhe të rinj, e ngrit vetëdijen te të rinjtë për edukim financiar dhe njohuritë e tyre për paratë, kursimin, punësimin dhe sipërmarrësinë. Më shumë informacione për Javën globale të parave janë në dispozicion në këtë vegëz: www.globalmoneyweek.org

You Might Also Like

Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin

Po rrjedhë afati për paraqitjen për të votuar për personat e pafuqishëm dhe të sëmurë

Vandalizohet mbikalimi “Vlajko”, mbyllet përkohësisht

“Termini im” / Të përmirësohet sistemi

Në Apel mungojnë 16 gjyqtarë dhe 25 gjyqtarë-porotë, alarmon ushtruesi i detyrës së kryetarit

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Uji në Shkup është i sigurt për pije
Next Article Dënime më të larta për lojtarët dhe personat e përfshirë në skenat e dhunshme pas ndeshjes Trabzonspor-Fenerbahce

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Kosovë
Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Maqedoni
“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta
Shqipëri
Po rrjedhë afati për paraqitjen për të votuar për personat e pafuqishëm dhe të sëmurë
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?