By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Brokoli forcon stomakun
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shëndetësi > Brokoli forcon stomakun
Shëndetësi

Brokoli forcon stomakun

admin
Last updated: 18/03/2024 13:35
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Edhe pse nuk është aq populluar në tryezat shtëpiake që, para së gjithash, mund të shpjegohet me çmimin e tij më të lartë në raport me pjesëtarët e familjes së njëjtë (lakra, lakra e gjelbër, por edhe karfioli), brokoli ngadalë, por sigurt është duke pushtuar edhe kuzhinën tonë.

Dhe atë jo vetëm përmes variantit të përgatitjes mesdhetare, në stilin e brokolit të zier, me patate të ziera me salcë prej vajit të ullirit dhe mëlmesave sipas dëshirës, por gjithnjë e më shpesh edhe si variant i domosdoshëm në të ashtuquajturat sallata të kopshtit. Prandaj është interesante të njiheni edhe me veçoritë e tij të jashtëzakonshme, të cilat janë të dëshmuara në mënyrë shkencore.

Nëse çdo ditë hamë vetëm njëqind gramë brokoli, kjo në mënyrë të konsiderueshme mund ta reduktojë rrezikun nga i thati në stomak dhe nga kanceri i stomakut.

Brokoli përmban sasi të madhe të kimikatit mbrojtës i cili quhet sulforafan.

Te grupi i njerëzve të cilët kanë marrë pjesë në këtë eksperiment, konsumimi i rregullt i brokolit ka sjellë deri te rënia e treguesve të nivelit të bakterit Helicobacter pylori për 40 për qind. Ky bakter sot konsiderohet përgjegjës për inflamacionet kronike të mukozës së stomakut, e cila rrit rrezikun nga kanceri i stomakut dhe të thatit në stomak dhe në zorrën dymbëdhjetëgishtore.

Në përgjithësi, rekomandimet më të reja për ushqimin, që shërben si parandalim i kancerit lëvizin në drejtimin që të rekomandohen më pak karbohidrate (drithëra) dhe më shumë perime (veçanërisht karfiol, lakër dhe brokoli), yndyra të mira (vaji i lirit, ullirit dhe kokosit) dhe proteina kualitative (nga soja, për shembull).

Brokoli mund jetë ushqim i dobishëm për popullatën femërore në periudhën e menopauzës, sepse vitamina K, kalciumi, magnezi, zinku dhe fosfori, të cilët po ashtu gjenden në përbërjen e kësaj bime veprojnë favorshëm në eshtra dhe janë preventivë e mirë kundër osteoporozës.

Me hulumtimet shkencore është vërtetuar që acidi folik parandalon dëmtimet neurologjike në organizmin dhe fetusin e formuar dhe pasi që brokoli është burim i pasur me acid folik, kjo perime u rekomandohet femrave shtatzënë. Për të njëjtën arsye me përdorimin e rregullt të kësaj bime mund të reduktohet rreziku nga krijimi i sëmundjes së Alzheimerit.

Sallata brokoli me jogurt

Pasi që brokoli në gjendje të freskët përmban të gjithë veçoritë e veta shëruese, ja një recetë të thjeshtë për përgatitjen e sallatës së shijshme brokoli. Brokoli dhe jogurti mund të kombinohen mirë me mish pule dhe me ushqimet e tjera me mish.

Përgatitja:

300 gramë brokoli të pastër i lani, i preni ne copa më të imëta dhe i lini në një enë më të thellë. Pastaj shtoni 3 thelpinj hudhre të grirë imët, një lugë vaj ulliri dhe një gotë jogurt. Përzieni të gjitha mirë dhe nga lart mund të dekorohet edhe me gjethet e majdanozit të freskët.

You Might Also Like

Hojet e mjaltit, “armë” e re kundër kancerit

Përse marrja e aspirinës çdo ditë mund t’ua shkaktojë vdekjen

10 mënyra për të mbajtur nën kontroll diabetin

Mendoni dy herë para se t’i shtoni ushqimit erëza pikante

Mbani dietë prej kohësh dhe nuk po dobësoheni, këto janë 5 gabimet e përditshme që po prishin gjithçka

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Dëmet që i shkaktoni fytyrës nëse flini pa pastuar grimin
Next Article Mos mbani kontakt me ishin, prish lidhjen e re

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Të burgosurit në aksion, do të pastrojnë rrugët magjistrale dhe rajonale në mbarë vendin
Maqedoni TOP LAJM
Ali Ahmeti mori pjesë në ceremoninë përkujtimore të 15 Korrikut në Ambasadën e Turqisë në Shkup
Maqedoni
Kasami: 15 Korriku simbolizon qëndresën e popullit turk për demokracinë
Maqedoni
Përfaqësuesit e VLEN-it takohen me IRI-n, në fokus proceset demokratike dhe bashkëpunimi institucional
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?