By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Sjelljet që të zbukurojnë dhe fitojnë simpatinë e të tjerëve
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Life Style > Sjelljet që të zbukurojnë dhe fitojnë simpatinë e të tjerëve
Life Style

Sjelljet që të zbukurojnë dhe fitojnë simpatinë e të tjerëve

admin
Last updated: 18/03/2024 13:37
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

“Duhet të jeni të sjellshëm me jetën, nëse doni që edhe ajo të jetë e sjellshme me juve” – Françoise Sagan

Sjelljet e pëlqyeshme janë ato sjellje dhe rregulla të pranuara apo të pëlqyera nga pjesa më e madhe e njerëzve në një komunitet. Ato janë rekomandime, të cilat na ndihmojnë të jemi më miqësorë ndaj njerëzve dhe mjedisit ku jetojmë. Ato reflektojnë praktikat më të mira të kohërave.

Sjelljet e pëlqyeshme janë udhëzues praktikë, për t’i bërë gjërat në mënyrë të tillë për të lumturuar jetën tonë dhe t’i bëjmë të tjerët të ndihen të lumtur gjithashtu.

Zhvillimi i shoqërisë njerëzore solli nevojën e përcaktimit të disa rregullave. Pëlqimi, pranimi, mishërimi dhe respektimi i këtyre rregullave nga të gjithë anëtarët e shoqërisë, mundësoi një bashkëjetesë më të mirë, më të harmonishme, krijoi një liri më të madhe komunikimi dhe veprimi për individin dhe shoqërinë.

Sot njerëzit nuk sillen apo komunikojnë më keq se më parë, por me presionin që ushtron jeta moderne, bëhet më e vështirë për t’u sjellë në mënyrë të pëlqyeshme.

Jeta është paradoksale dhe ne duhet të jetojmë me këto paradokse. Bukuria shpirtërore krijohet nga vlera që ne i shtojmë marrëdhënies me të tjerët dhe me veten. Bukuria shpirtërore është e rëndësishme, por nuk duhet harruar edhe ajo fizike. Sjellja e njerëzve nuk përcaktohet nga veshja, por mund të ndikohet prej saj.

Organizatat e suksesshme investojnë në asetin e tyre më të rëndësishëm, punonjësin. Çdo njeri brenda vetes ka anën e tij të mirë sikurse dhe atë të keqe, por shfaq atë që ai beson dhe e ushqen më tepër. Prandaj duhet të ndërtojmë kulturën e duhur që të ushqejmë anën e mirë, për t’u bërë njerëz më të mirë për veten, për organizatën ku punojmë dhe për komunitetin ku jetojmë.

Sjellja dhe komunikimi i duhur me njeriun, vendin, kohën dhe me mënyrën e duhur kërkon kohë, eksperiencë dhe të mësuarit gjatë gjithë jetës. Asnjë nuk lind i ditur, por bëhesh kur ke dëshirën, njohuritë, mundësinë dhe mbështetjen e duhur.

You Might Also Like

Vishuni me stil

Tri shenjat që në korrik hyjnë në periudhën më me fat të vitit

A jeni për njëri-tjetrin?

Dy gabime që i bëjnë çiftet në shtrat

Tiparet që duhet t’i kesh për t’u bërë gruaja e tij

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Mos mbani kontakt me ishin, prish lidhjen e re
Next Article Peci ndërpret kontratën e qerasë me AAK-në, thotë se u kërcënua nga zyrtarët e partisë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Të burgosurit në aksion, do të pastrojnë rrugët magjistrale dhe rajonale në mbarë vendin
Maqedoni TOP LAJM
Ali Ahmeti mori pjesë në ceremoninë përkujtimore të 15 Korrikut në Ambasadën e Turqisë në Shkup
Maqedoni
Kasami: 15 Korriku simbolizon qëndresën e popullit turk për demokracinë
Maqedoni
Përfaqësuesit e VLEN-it takohen me IRI-n, në fokus proceset demokratike dhe bashkëpunimi institucional
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?