By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Peci ndërpret kontratën e qerasë me AAK-në, thotë se u kërcënua nga zyrtarët e partisë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Peci ndërpret kontratën e qerasë me AAK-në, thotë se u kërcënua nga zyrtarët e partisë
Maqedoni

Peci ndërpret kontratën e qerasë me AAK-në, thotë se u kërcënua nga zyrtarët e partisë

admin
Last updated: 18/03/2024 13:38
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural Faton Peci, thotë për Ekonomia Online, se gjatë së hënës ka autorizuar sekretarin e Ministrisë për ndërprerjen përfundimtare të qerasë ku ndodhen zyrat e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).

Në një intervistë për Ekonomia Online, ministri Peci ka folur edhe për deklaratat e zyrtarëve të AAK-së, teksa i quan kërcënim të hapur.

Ai gjithashtu ka njoftuar se kontrata me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës është shkëputur përfundimisht, për shkak të mungesës së mirënjohjes dhe korrektësisë në komunikim.

“Me revidimin e kontratës ka qenë edhe mundësi që të rikthejmë rreth 600 metra katrorë dhe me qenë se kemi qenë shumë korrektë dhe gjenerozë, dhe me qenë se ata kanë pasuar me jomirënjohje dhe jokorrektësi në komunikim me Ministrin e Bujqësisë, sot ne mëngjes Ministria ka marrë vendim që përfundimisht të shkëputet tërësisht kontratën me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës”, thotë Peci..

Peci shprehet i bindur se në një periudhë të shkurtër i gjithë objekti ku gjendet AAK-ja do të jetë në dispozicion të dikasterit që ai e drejtin.  

“Varësisht prej dispozitave edhe siç është e paraparë në një periudhë tranzitore, për një periudhë të shkurtër kohore i gjithë objekti do të jetë në shfrytëzim për Ministrinë e Bujqësisë, për titullarin e institucionit. Edhe mua me vjen keq realisht prej periudhës së pasluftës objekti i Ministrisë së Bujqësisë nuk është shfrytëzuar nga titullari i institucionit dhe në anën tjetër ne përballemi me një qira shumë të lartë aktualisht në objektin që e ushtrojmë veprimtarinë tonë”, thotë ai.

Ndërsa deklaratën e ish-zëdhënësit të AAK-së, Lulzim Blaka “Mirë se vjen o trim; Të presim siç është zakoni”, Peci e sheh kërcënim të hapur. Thotë se komunikim i tillë bëhet vetëm në Dukagjin.

“E para unë kam thënë që shihemi të hënën për shkak se kishte kaluar afati kohor dhe thjeshtë ka qenë edhe vendimi i imi dhe sugjerim i imi për pjesën e ekzekutivit për të shkëputur këtë kontratë. Ai është një komunikimi i një tradite në Dukagjin, mendoj që është kërcënim i hapur. Por sido që të jetë për të gjithë ata që përçojnë mesazhe të tilla dhe që mendoj që kuptimin e kanë forcën ose guximin të ballafaqimit vandal, unë kam guximin intelektual edhe guximin me ndjek interesin publik të qytetarëve dhe të institucioneve”, u shpreh ai.

E aksionet për lirimin e objekteve që janë nën menaxhim të këtij dikasteri, thotë se kanë vetëm një qëllim. Sistemimin e zyrtarëve të Ministrisë së Bujqësisë për shkak të mungesës së hapësirave në objektin aktual.

- Advertisement -
Ad imageAd image

“E para që duhet të them është që Ministria e Bujqësisë ka vështirësi serioze me hapësirat për zyrtarët që i posedon e një numër i tyre tashmë është secilën herë duke u rritur për shkak të arritjes së objektivave që i synojmë ne në sektorin e Bujqësisë. E dyta e i kam dëgjuar deklaratat e zyrtarëve të AAK-së edhe në mundemi me fakte me i demantuar për shkak se kontrata paraprake ka qenë hapësira me të cilën ata e kanë shfrytëzuar afër 1 mijë metër katror. Ndërsa është revidu kontrata duke i liruar dikun rreth 411 metra katror, por edhe 200 të tjera do të thotë bëhet fjalë për pjesën e podrumit që ka qenë e shfrytëzueshme prej tyre por nuk ka qenë pjesë e kontratës”, u shpreh Peci.

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Sjelljet që të zbukurojnë dhe fitojnë simpatinë e të tjerëve
Next Article Cramon: I mundshëm anëtarësimi i Kosovës në BE, qeveria të punojë në interes të qytetarëve pasi realiteti është zhgënjyes

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?