By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Osmani flet për Marrëveshjen e Ohrit: Duhet trajtim i barabartë i dy palëve, Serbia është ajo që e ka shkelur me dhjetëra herë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Osmani flet për Marrëveshjen e Ohrit: Duhet trajtim i barabartë i dy palëve, Serbia është ajo që e ka shkelur me dhjetëra herë
Maqedoni

Osmani flet për Marrëveshjen e Ohrit: Duhet trajtim i barabartë i dy palëve, Serbia është ajo që e ka shkelur me dhjetëra herë

admin
Last updated: 18/03/2024 14:16
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka folur për Marrëveshjen e Ohrit të arritur një vit më parë mes Kosovës dhe Serbisë.

Duke iu përgjigjur gazetarëve në pyetjet rreth kritikave të BE-së se si Kosova ashtu edhe Serbia kanë stagnuar në zbatimin e kësaj marrëveshje, Osmani u shpreh se “mendoj që mjafton të lexohet marrëveshja dhe aneksi i Ohrit dhe të shikohen veprimet e palëve në teren për të ardhur tek një përfundim komplet objektiv”.

“Serbia ka shkelur me dhjetëra herë këtë marrëveshje që qartë i kërkon të mos shkel integritetin territorial të Kosovës, që ta njeh subjektivitetin ndërkombëtar, mos të votoj kundër Kosovës për anëtarësi në organizata ndërkombëtare, mos të përdorë dhunë në relacionet shtetërore e shumë e shumë të tjera”, ka thënë Osmani.

Presidentja u shpreh se është tejet e qartë se cila është pala që i shkel marrëveshjet e veta.

“Ajo që është dashur të ndodhte në këtë periudhë dhe që nuk ka ndodhur që do ta lehtësonte zbatimin e plotë dhe të pa kushtëzuar të kësaj marrëveshje, është mungesa e një plani të zbatimit që ende po hartohet në Bruksel. Unë si Presidente e Kosovës kam qenë kundër një plani që më është prezantuar nga ndërmjetësi sepse ka paraparë që shumica e përfitimeve që ka Serbia nga ky plan të jenë në fillim të zbatimit kurse ato të Kosovës të vijnë në fund, pra nuk ka pasur balancë”, tha Osmani.

Presidentja tha tutje se ajo çfarë kërkon është trajtim i barabartë i të dyja palëve.

“Kërkoj të ketë trajtim të barabartë të palëve, dhe që Kosova e Serbia të zbatojnë në mënyrë paralele obligimet e tyre, e jo që njëra palë ti ketë përfitimet në fillim e pastaj për Kosovën të mendohet krejt në fund”, tha Osmani.

Ajo këto komente i bëri gjatë një vizite në Komunën e Lipjanit, ku është pritur nga kryetari i kësaj komune, Imri Ahmeti.

You Might Also Like

UÇK braktis BDI-AKI, Hazbi Lika dhe Gëzim Ostreni shihen përkrah VLEN!

BE mbështet kufizimin e aksesit në rrjete sociale për të miturit, a duhet të praktikohet edhe tek ne?

Aksion i madh policor në Rashçe, kapet sasi e madhe e armatimit dhe municionit

VLEN reagon ndaj Ahmetit: Ne jemi e sotmja, BDI e djeshmja

Serbia, Mali i Zi, Shqipëria dhe Maqedonia: Sa përqind e popullsisë konsiderohet e varfër

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Bojkotoi Komisionin e Ligjeve, Alibeaj deklaratë për mediat: Marrëveshja PS-Rithemelim, sakrifikoi Reformën Zgjedhore
Next Article Apple është në bisedime me Google për të integruar veçoritë e Geminit në sistemin e ri operativ

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

UÇK braktis BDI-AKI, Hazbi Lika dhe Gëzim Ostreni shihen përkrah VLEN!
Maqedoni TOP LAJM
BE mbështet kufizimin e aksesit në rrjete sociale për të miturit, a duhet të praktikohet edhe tek ne?
Bota Maqedoni TOP LAJM
Aksion i madh policor në Rashçe, kapet sasi e madhe e armatimit dhe municionit
Maqedoni
VLEN reagon ndaj Ahmetit: Ne jemi e sotmja, BDI e djeshmja
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?